Dëshmitarët e Limajt, i merr Zoti!

Politika

Dëshmitarët e Limajt, i merr Zoti!

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 26 maj 2018 Në ora: 15:12
Fatmir Limaj

1) Për çudë, Fatmir Limajn, po e ndihmon Zoti! E gjithë akuza e biznismenit nga Gjilani, për haraçin e tenderit, në llogari të Limaj dhe të PDK-së, nuk linte vend për mëdyshje. Por, ai vdiq në një aksident trafiku; 

2) "Rasti Kleçka", Agim Zogaj, dëshmia e dhënë shumëfish: ditar i mbajtur ditor e dator; intervistë publike, me gojë, zë dhe me shkrim, e dëgjuar nga policia vendore dhe ajo ndërkombëtare si dhe nga shqiptarët e kudondodhur. Dhe, kur ai u gjend i vdekur, kolegu dhe bashkëpartiaku i Limajt, Jakup Krasniqi do të thoshte , i lehtësuar dhe i gëzuar: "Dëshmitari nuk jeton më dhe dëshmitë e tij nuk vlejnë më për drejtësinë, çështja mbyllet!" Dhe, ashtu u bë!!;

Lexo edhe këtë: Mohimi dhe lajkatimi i Hashimit për amortizimin e dëshmitarëve

3) "Rasti Bellanica", është dëshmia e radhës e dështimit të drejtësisë në Kosovë. Vetë akuza ndaj Fatmir Limaj, është paramenduese, me hile. Jo "përgjegjësi komandimi",por, thjeshtë  "vrasje e Ramiz Hoxhës dhe e Selman Binishit". "Unë nuk isha anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, arrestimin dhe dënimin me vdekje të Blerim Kuçit dhe të tjerëve, e di Shtabi i Përgjithshëm. Vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe të Selman Binishit, si dhe Komunikatën e SHP të UÇK-së, shoqëruese të ekzekutimit", e di SHP i UÇK-së", -"justifikohet" Limaj! Por, nëse formulimi i akuzës do të ishte - vrasje -, Limaj do të emëronte urdhërdhënësin e arrestimit, rrjedhimisht, zbuloheshin edhe vrasësit.

Mëlmesë e gjyqit maskaradë të Fatmir Limaj, në Gjakovë, ishte Jakup Krasniqi. Ai, si në rastin e Limaj në Hagë, ashtu edhe në Gjakovë, mohoi të këtë pasur UÇK-e të organizuar me hierarki. Kjo nënkupton se ka pasur grupe banditësh e mërcenarësh, që merrnin porosi nga shefat e tyre, krerë të LPK-së, për të dajakosur e vrarë kundërshtarët politikë, për ta marrë pushtetin me dhunë, pas çlirimit të Kosovës nga NATO-pakti. Dhe, këtë, autori i këtij shkrimi, e ka thënë dhe përsëritur për 20 vjet radhazi.

Lexo edhe këtë: Hashimi akuzon Ramushin, për eliminimin fizik të dëshmitarëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat