Puna e pa rregullt në Kuvend problem edhe për deputetët

Politika

Puna e pa rregullt në Kuvend problem edhe për deputetët

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 28 maj 2018 Në ora: 12:32
Faton Topalli

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë kritikuar dhe vazhdojnë të kritikohet për mos seriozitetin e tyre ndaj punës se Kuvendit e sidomos për pjesëmarrjen në seancat plenare apo mbledhjet e komisionit.

Sipas deputetit të Partisë Socialdemokrate Faton Topalli Kuvendi i Kosovës ka humbur strukturën kohore të punës dhe po punon pa orare të rregullt. Sipas tij zgjidhja është të krijimi i rregullt i punës në Kuvend, sepse sipas Topallit, deputet nuk janë aq të pa rregullt sa duket.

“Pjesëmarrja në seanca është vetëm njëra prej detyrave te deputeteve. Detyrat tjera janë pjesëmarrja në Komisione, dëgjime publike, përfaqësim brenda dhe jashtë vendit, e kështu më radhë. Kuvendi ka humbur strukturën kohore të punës dhe punon pa orar të rregullt. Më parë, para se të vinte kryetar Veseli, të premten bëheshin gati pikat e ditës për Kryesinë e Kuvendit, të hënën mbahej mbledhja e Kryesisë, të martën dhe mërkurën, mbledhjet e Komisionit dhe të enjten eventualisht edhe të premtën mbledhjet e Kuvendit”, ka thënë Topalli.

Sipas tij, tani mbledhjet e Kuvendit nuk mbahen një herë në javë, por sipas agjendës se kryetarit. Askush nga deputetët nuk mund të planifikoj afatgjatë, kështu që ka mungesa.

“Mendoj që zgjidhja është tek krijimi i rregullt. Deputetët nuk janë aq të parregullt sa duket”, ka thënë Faton Topalli i Partisë Socialdemokrate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat