Veteranët në deti, deputeti i LDK-së thotë se po keqpërdoret buxheti

Politika

Veteranët në deti, deputeti i LDK-së thotë se po keqpërdoret buxheti

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 29 maj 2018 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelemndi, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar vendimin e fundit të qeverisë Haradinaj, për ndarjen e 300 mijë eurove ndaj veteranëve në mënyrë që këta të fundit të shkojnë në pushime në bregdetin e Shqipërisë.

Kelmendi ka thënë se buxheti nuk duhet të keqpërdoret për interesa elektorale.

Deputeti i LDK-së gjithashtu ka shtuar se më mirë do të ishte sikur ato 300 mijë euro të investohen në grante dhe të shkonin në krijimin e vendeve të lira të punës, e jo në dërgimin e tyre në pushime, pasi që ata edhe ashtu shkojnë çdo javë në pushime.

Image
Ramiz Kelmendi

“Do të kishte qenë një akti patriotik nëse do të kishim qenë Amerike. Kjo nuk është e drejtë e duhur për arsye se veteranët janë të shëndoshë kanë kryer një mision por janë të shëndoshë, një akt i tillë ndoshta do të duhet të ju jepej invalidëve por jo veteranëve për arsye se janë të shëndoshë. Kjo  është shumë e dëmshme  politikisht dhe nga aspekti ekonomik por edhe për buxheti. Buxheti nuk duhet të keqpërdoret për interesa elektorale” ka thënë Kelmendi

Tutje, Kelmendi ka shtuar se pjesa me e madhe e veteranëve bëjnë jetë të mirë dhe kanë komdoitet të lëvizin në Shqipëri.

“Ne nuk kemi prodhimtari, ne kemi 70 për qind të qytetarëve   i kemi me ndihma social, vetëm 30  të qytetarëve kemi që krijojnë, është ngarkese për ekonomin. Më mirë me i investu 300 mije euro për grante për prodhimtari e vende të lira pune e me u liru për pagesa ndaj veteranëve e jo me i dergu në pushime, rekreacion të cilët shkojnë  edhe ashtu për çdo javë në pushime.Ne e dimë që pjesa dërmuese e tyre  70 deri ne 80 % kanë të hyra tjera qe krijojnë komoditet të lëvizjes në Shqipëri ose kudo tjetër që mendojnë të shkojnë” ka përfunduar deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi”, ka thënë Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat