Gjykata Kushtetuese i kundërpërgjigjet Albulena Haxhiut

Politika

Gjykata Kushtetuese i kundërpërgjigjet Albulena Haxhiut

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 29 maj 2018 Në ora: 18:55
Gjykata Kushtetuse e Kosovës

Ditë më parë deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka rikujtuar se kanë kaluar më shumë se tre muaj prej kur Vetëvendosje e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për t’ia rritur pagën vetes.

Sipas saj, për dallim prej rastit të demarkacionit, Kushtetuesja u ngut të marr vendim, për “vendimin e paligjshëm dhe të padrejtë të qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për vete”, gjykata nuk po ka guxim të vendos.

“Argumentet juridike janë të qarta, sepse Gjykata Kushtetuese nuk e ka guximin të nxjerrë aktgjykimin lidhur me rritjen e pagave dhe në anën tjetër u ngut me demarkacionin”, ka shkruar Haxhiu ditë më parë në llogarinë e saj në Facebook.

Por zyrtari nga Zyra për Komunikim dhe Informim në Gjykatën Kushtetuese, Veton Dula, ka thënë, se kjo lëndë është ende në fazën e shqyrtimit dhe ende nuk është marrë po ashtu ndonjë vendim.

“Kjo lëndë është aktualisht në fazën e shqyrtimit dhe Gjykata nuk ka marrë vendim. Nuk ka ndonjë afat të caktuar kushtetues-ligjor për vendimmarrje të Gjykatës në këtë rast”, ka thënë Dula nga Zyra për Komunikim dhe Informim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat