Flet ish agjenti i G2-ZKZ dhe SHIK-ut, tregon arsyet pse Haliti e kishte “shpëtuar” Bukoshin dhe pse u vranë Ahmet Krasniqi, Ilir Konushevci...

Politika

Flet ish agjenti i G2-ZKZ dhe SHIK-ut, tregon arsyet pse Haliti e kishte “shpëtuar” Bukoshin dhe pse u vranë Ahmet Krasniqi, Ilir Konushevci...

Nga: P.R Më: 30 maj 2018 Në ora: 11:54
Xhavit Haliti dhe Bujar Bukoshi

Ditë më parë, Xhavit Haliti, gjatë një emisioni televiziv, kishte thënë se kishte punuar që mos të vritet Bujar Bukoshi, ish kryeministër i Kosovës në ekzil.

Ndërsa, Bukoshi kishte thënë se i ka dëgjuar deklaratat e fundit të Xhavit Halitit, por për të cilat nuk dëshiron të flet.

“E kam parë debatin. Por nuk dua të deklarohem rreth kësaj çështjeje”, ka thënë Bukoshi, duke iu referuar deklarimeve të Halitit, i cili ditë më parë tha se gjatë luftës së fundit në Kosovë e kishte mbrojtur nga tentimet për vrasje e marrje peng, Bujar Bukoshin.

Por a është e vërtetë se Haliti kishte punuar që mos të vritet Bukoshi dhe cila mund të jetë arsyeja që Haliti kishte bërë një gjë të tillë?

Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot”, ka folur ish agjenti i SHIK-ut dhe G2-ZKZ, Naim Miftari.

“Thënia e Xhavit Halitit se e kanë rujatur Bujar Bukoshin për mos me ndodh ndonjë e keqe është e vërtetë, pasi këta i ka lidhur interesi i përbashkët që kanë qenë financat fondet emergjente dhe fondet e luftës, si fondit i 3%  edhe fondi Vendlindja Thërret, kontribute këto të mbledhura nga bashkatdhetarët tanë,  ku sipas një raporti nga  BND Gjermane kapnin shifrën mbi 900 milionë deri 1 Miliardi Markash”, thotë Miftari.

Sipas tij, të gjitha këto fonde nuk janë përdorë për luftë.

Image
Ish agjenti i SHIK-ut dhe G2-ZKZ, Naim Miftari

“Fatkeqësisht këto fonde shumica kanë përfunduar në gjepat private sesa janë përdorë për luftë. Lirisht mund ta them se as 20% të këtyre parave nuk janë përdor për luftë, armë dhe plagosur. Pra mbi 80% të këtyre fondeve janë keqpërdorë janë vjedhur ose janë fshehur për tu përdorë pas luftës si para private, prandaj edhe mbin si kepurdhat pas shiut milionerët pas luftës”, shprehet ish agjenti i SHIK-ut dhe G2-ZKZ, Naim Miftari.

Ai më tej thotë se faji i këtyre parave janë vrarë shumë komandantë të luftës.

“Sherri i këtyre parave edhe janë vrarë shumë komandant të luftës të cilët kanë kërkuar  armë, municione, pajisje mjekësore për front kundër ushtrisë dhe policisë serbe, pajisje ushtarake që nuk erdhën kurrë në dorë të luftëtarëve tanë trima prandaj edhe vrasja e Ilir Konushevcit, Ahmet Krasniqit, Sadri Ramqaj, Muj Krasniqit....... e shumë e shumë ndërlidhet me ata trima që e luftonin Serbinë seriozisht dhe atyre tjerëve që luftën e përdornin për tu pasuruar vet  dhe për tu bërë figura kryesore politike ushtarake edhe me ndihmën e shërbimeve sekrete armiqësore si UDB, DGSE, SHISH...., edhe kallja e Dardania Bankës në Tiranë dhe zhdukja e disa figurave atdhetare në Kosovë dhe Shqipëri ndërlidhet me vjedhjen e shekullit që ju ba popullit tonë gjatë luftës nga kriminelët që fatkeqësisht i kemi shumicën sot në politikë”.

“Injorimi dhe sabotimi i luftës që i behej UÇK-së dhe lënia pa armatime dhe municione por edhe injorimi tjetër anë edhe izolimi i tjetër i Ibrahim Rugovës nga ana tjetër, kanë patur të njëjtin qellim dhe mision, ata ju vidhni andej, ju këndej kush paraqet rrezik për ta vritej pas shpinës ose hidhej në pritë të makinerisë luftarake serbe’, përfundon agjenti i SHIK-ut dhe G2-ZKZ, Naim Miftari për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat