Lekaj: Problemet zgjidhen nga qeveria, tryezat për konsesus moral politik

Politika

Lekaj: Problemet zgjidhen nga qeveria, tryezat për konsesus moral politik

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 30 maj 2018 Në ora: 16:08
Pal Lekaj

Të gjitha subjektet politike do të organizojnë tryeza siç janë mbajtur paraprakishit, ku do të diskutohen për tema nacionale.

Tryeza e cila ishte mbajtur të premten e kaluar me organizim të Lëvizjes Vetëvendosje, i ka lëshuar radhën AAK-së që të jetë organizatorja për tryezë tjetër.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, nuk ka treguar datë kur do të mbahet tryeza e radhës, mirëpo thotë se të gjitha subjektet do të organizojnë një tryezë të ngjajshme.

Lekaj ka deklaruar për “Bota sot”, se problemet e përditshme i zgjidh qeveria, ndërkaq tryezat më shumë janë për arritje të një konsensusi morla politik karshi temave që i përkasin Kosovës.

“Ajo që mund të them është se ne sikur të gjitha subjektet tjera do të organizojmë një tryezë të ngjashme ku do të mund te diskutohet për tema nacionale, por jo për të bërë "politikë ditore". Problemet e përditshme i zgjidhë qeveria, vendi kushtetues për diskutime dhe vendime është kuvendi, këto tryeza ma shumë duhet parë si mundësi për t’u arritur një konsensus moral e politik për përballje me temat që i përkasin tërë spektrit politikë të Kosovës”, ka deklaruar Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat