Mehmeti tregon se si mund të rrëzohet Qeveria, jo përmes treyzave

Politika

Mehmeti tregon se si mund të rrëzohet Qeveria, jo përmes treyzave

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 30 maj 2018 Në ora: 21:00
Qeveria Haradinaj

Analisti politik, Faton Mehmeti, ka thënë për “Bota sot” se kjo Qeveri është krijuar për interesa të ngushta të individëve të caktuar brenda partive të koalicionit.

“Edhe pa i prezantuar Albini Kurti  15 arsyet për dhënien e dorëheqjes, kjo qeveri nuk është dashur fare të krijohet. Megjithëse u krijuar për interesa të ngushta të individëve të caktuar brenda partive të koalicionit, për asnjë ditë të vetme nuk arriti t`u shërbej interesave të qytetareve të vendit”, thotë ai.

Image
Faton Mehmeti

Për me tepër, ai ka shtuar se Kosova po shkon çdo ditë e më keq me këtë qeveri, dhe për këtë opozita duhet të ndërmarr veprime konkrete për rrëzimin e saj.

“Veprimet e saja konkrete opozita duhet t'i bëj në koordinimi me njëra tjetrën, do binte që të ishte zëri i saj me i fuqishëm karshi kësaj bande që ka kapur shtetin. Çdo ditë e më tepër kemi degradim të vendit, shpresat e qytetareve po veniten që rrugën e kurbetit e shohin shpresën e tyre të vetme. Kosova po shkon çdo ditë e më keq me këtë qeveri, që ka një milion arsyeje për ta rrëzuar”, ka deklaruar Krasniqi  për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka theksuar se rrëzimi i Qeverisë behët përmes protestave paqësore të qytetarëve jo nga tryezat politike.

“Qeveria nuk rrezohet nëpër tryeza, këta nuk janë njerëz të tryezave e bisedimeve. Kjo qeveri rrëzohet me protesta masive paqësore, bllokim të kuvendit nga opozita e cila e bashkuar mund të rrëzoj këtë qeveri, dhe si e tillë edhe të marr pushtetin. Fati i vendit është në opozitë, e cila nëse dëshiron dhe vepron e bashkuar brenda 1 jave e rrëzon këtë qeveri, ndryshe me deklarata kjo qeveri nuk bie. Çdo ditë e qëndrimit të saj në pushtet, kjo qeveri e fundos edhe më tepër Kosovën”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat