Abazi tregon se çfarë po paralajmëron Thaçi, flet për kompromiset e dhimbshme

Politika

Abazi tregon se çfarë po paralajmëron Thaçi, flet për kompromiset e dhimbshme

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 30 maj 2018 Në ora: 21:59
Haki Abazi

Vazhdimisht thuhet se njohja e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë, duhet të jetë rezultat i dialogut në mes të dyja vendeve. E së fundmi tha se do të ketë kompromise me Serbinë, në fazën finale të dialogut.

Por, a mund të ketë kompromise të reja me Serbinë në fazën përfundimtare të dialogut?

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nuk duhet të besohet ajo që thotë Thaçi, pasi ai nuk i mendon kompromiset që janë bërë deri tani të dhimbshme, por që për shkak të tyre ne nuk kemi ushtri, as kod telefonik e kontroll në veri.

“Nuk ka arse minimale që të besohet në çkado që Thaçi thotë. Ai po mendon që ato kompromise që janë bërë deri tani, nuk janë të dhimbshme, fakti që shqiptarët në Kosovë kanë humbur dhe kanë shënuar regres në zhvillim dhe në kualitetin e jetës, fakti që këtu ka ndodhur një luftë ku njerëzit kanë humbur të afërmit e tyre e një pjesë e tyre ende nuk dihen. Fakti që janë humbur shtatë vite në dialogun e kotë duke pritur rezultate por në fakt çdo marrëveshje ka qenë rrëshqitje drejt humbjes së integritetit dhe sovranitetit dhe sot si rezultat i këtyre kompromiseve nuk kemi kod telefonik, nuk ka ushtri, nuk ka kontrolle në veri”, është shprehur ai.

Sipas Abazit, ajo që po paralajmëron Thaçi është abortim i shtetësisë së Kosovës dhe pritjes së modelit të dy gjermanive.

“I gjithë tregimi për progres dhe integrim të veriut është një farsë e madhe. Çfarë kompromisi po flet Thaçi, për një model të sovranitetit të dyfishtë apo për ndonjë sui-generis të ri. Ky është absurd i ri i po atyre që, duke u nisur nga pika ku Thaçi ka pranuar që UÇK nuk ka qenë ushtri por grupe të armatosura. Kjo që po paralajmëron Thaçi është abortimi i shtetësisë së Kosovës dhe krijimi i gjendjes së re të amnezisë së llojit të Irlandës Veriore dhe gjendjes së pritjes së modelit të dy Gjermanive”, ka deklaruar Haki Abazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat