“Gjykata Kushtetuese është nën mbikëqyrjen e qeverisë dhe i shërben interesave të saj”

Politika

“Gjykata Kushtetuese është nën mbikëqyrjen e qeverisë dhe i shërben interesave të saj”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 31 maj 2018 Në ora: 19:15
Foto ilustrim
Ndonëse kanë kaluar më shumë se tre muaj prej deputetet e Kuvendit kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave, megjithatë ende nuk ka ndonjë vendim në lidhje me këtë rast.

Në lidhje me këtë çështje analisti politik Faton Mehmeti, ka thënë për “ Bota sot” se Gjykata Kushtetuese është nën mbikëqyrjen e qeverisë dhe i shërben interesave të saj.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, në rastin konkret pra atë të ngritjes së pagave shihet qartazi se është shtyrje me vendim politik.

“Në këtë sens dëshmohet çdo ditë se ky shtet është i kapur, dhe nga kjo s’mund të dilet assesi. Ngritja e pagave është antikushtetueses, por gjykata heziton ta thotë këtë pasi i bie se kryeministri ka shkelur kushtetutën. Në këtë aspekt do ti kërkohet pastaj kryeministrit te jepte dorëheqje andaj gjykata po heziton në këtë rast për të mbrojtur kryeministri. Po ashtu mendoj se Gjykata kushtetuese është nën presion të qeverisë për t'i mbrojtur vendimet e saja antiligjore”, ka thënë analisti Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat