Ramush Tahiri flet për sondazhet, ja çfarë tregojnë ato

Politika

Ramush Tahiri flet për sondazhet, ja çfarë tregojnë ato

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 1 qershor 2018 Në ora: 14:43
Ramush Tahiri

Një kompani që merret me organizmin e barometrit politik në Shqipëri, ka organizuar një sondazh edhe në Kosovë, në javën e tretë të muajit. Sipas rezultatit të “Piepoli – Company”, të cilin e ka realizuar në shtatë qendra të mëdha të Kosovës, LDK del partia e parë në Kosovë me 31% të votave, PDK e dyta me 27%, VV e treta me 17%, AAK me 10%, Nisma me 6%, ndërkaq PSD me 4% dhe AKR me 3.2% nuk e kalojnë pragun zgjedhor.

Sipas politologut Ramush Tahiri, ka thënë se sondazhet tregojnë tendencën e votuesve po ndryshimi është edhe tek marrëveshjet parazgjedhore që mund të ndodhin.

“Sondazhet e tregojnë tendencën e votuesve por ndryshimi prej 3-4 për qind është domethënës në renditje por edhe për marrëveshjet qeverisëse pas zgjedhore. Duket se votuesi është i barrikaduar dhe tradicional në orientim për partitë e caktuara si dhe ka qëndrim klientelist për aq sa është për tu besuar sondazheve”, ka thënë Tahiri. Sipas tij, për politologun Tahiri është e habitshme se votohen partitë e pushtetit, përderisa në çdo hulumtim qeverisja asnjëherë nuk merr notë kaluese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat