Kur do të mbahet tryeza politike? Flasin nga PSD

Politika

Kur do të mbahet tryeza politike? Flasin nga PSD

Nga: Gresa Bajraktari Më: 1 qershor 2018 Në ora: 16:04
Partia Socialdemokrate

Tryezat politike të partive për të arritur konsensus për çështje të caktuara po vazhdojnë. Javën që lamë pas u mbajt tryeza e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila si temë të tryezës kishte caktimin e datës së zgjedhjeve, por që një gjë e tillë nuk ndodhi, derisa partitë nuk u pajtuan për zgjedhje dhe thanë që këtë e cakton Kuvendi dhe jo tryezat.

E duket se tryeza e radhës do të organizohet nga Partia Socialdemokrate.

Image
Shkodran Hoti

Zëdhënësi i kësaj partie, Shkodran Hoti, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se gjatë këtyre ditëve do të mbahet mbledhje e partisë dhe do të vendoset për ditën, që besohet të jetë javën e ardhshme.

“Mbahet mbledhja e partisë dhe aty vendoset. Kjo javë thuajse përfundoi dhe nuk ka kur të mbahet, kështu që gjatë këtyre ditëve mbahet mbledhja ku vendoset në lidhje me çështjen e tryezës, ndoshta për javën që vjen”, ka thënë Shkodran Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat