Deputeti i LDK-së, kërkon dorëheqjen e presidentit Thaçi: E quan përçarës dhe i dështuar

Politika

Deputeti i LDK-së, kërkon dorëheqjen e presidentit Thaçi: E quan përçarës dhe i dështuar

Nga: N. Sh. Më: 1 qershor 2018 Në ora: 16:14
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli është shprehur i irrituar ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Avdyli thotë se presidenti Thaçi nuk mundet të jetë kryenegociatori i Kosovës pasi, është përgjegjësi kryesor i dështimeve si shtet, përçarjeve në shoqëri dhe kalesën politike, përgjegjës për humbjen e konsesuesit kombëtar për tema të mëdha dhe shumë të këqijave tjera, shkruan Gazeta “Bota sot”.

Deputeti i LDK-së pohon se, presidenti Thaçi e ka humbur legjitimitetin politik, pasi ai është zgjedhur nga 28 deputetë të Kosovës, nga gjithsej 120 sa janë aktualisht.

Avdyli kërkon dorëheqjen e Thaçit nga posti i presidentit.

Ky është postimi i plotë i deputetit të LDK-së, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Të nderuar qytetarë dhe votuesit e mi,

Hashim Thaqi smund të jetë kryenegociatori i Kosovës sepse: është përgjegjësi kryesor i dështimeve si shtet , përgjegjës kryesor për lëshime të pafalshme ndaj Serbisë, përgjegjës për përqarjet si shoq?ri e klasës politike, përgjegjës për shkeljet e marrëveshjes ndërpartiake, përgjegjës për humbjen e konsesusit kombëtar për tema të mëdha, ai është përgjegjës për korrupsionin, kapjen e drejtësisë dhe raportet e këqija ndërkombëtare e shumë të këqija tjera.

Ai e ka humbur legjitimitetin politik sepse nuk është zgjedhur nga ky kuvend dhe këta deputetë, ai tani ka perkrahjen vetëm të 28 deputetëve të tanishëm nga 120. Ai interesin personal e vendos mbi interesin e vendit duke bërë pazare për fatin personal në dëm të vendit ,prandaj nëse vjen puna a duhet me i dhënë legjitimitet për kryenegociator, vota ime pa mëdyshje shkon KUNDËR ringjalljes politike të Thaqit përmes negociatave.

Prandaj për shkak të mos ushtrimit të detyrës së tij si krijues i unitetit, e ftoj të jap DORËHEQJE nga posti i Presidentit. Ky veprim do ishte kontributi më mirë që ia bën Kosovës dhe unitetit të saj të brendshëm dhe të përmbylljes së sukseshme të negociatave me Serbin?.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat