Ramush Tahiri: Dialogu do të mbyllet me njohjen e Kosovës nga Serbia

Politika

Ramush Tahiri: Dialogu do të mbyllet me njohjen e Kosovës nga Serbia

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 2 qershor 2018 Në ora: 14:49
Ramush Tahiri

Vazhdimisht thuhet se dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Serbisë.

Por, sa mund të ndodhë një gjë e tillë>

Politologu i njohur, Ramush Tahiri, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, thotë se dialogu nuk ka si të përfundojë ndryshe, përveç se me njohje edhe pse një gjë e tillë nuk është pranuar asnjëherë nga shteti serb.

“Nëse përmbyllet dialogu Kosovë-Serbi apo i po i thonë Prishtinë-Beograd është e kuptueshme se s’ka si të përfundojë ndryshe përveç me njohje të ndërsjellë të Republikës së Serbisë dhe të Republikës së Kosovës. Republika e Kosovës asnjëherë nuk është deklaruar se nuk do të njohë shtetin e Serbisë dhe nuk ka vënë asnjë kusht për këtë ndërsa Republika e Serbisë është deklaruar zyrtarisht se asnjëherë nuk do ta njohë Republikën e Kosovës si shtet duke e konsideruar shpalljen e pavarësisë si një akt të njëanshëm”, është shprehur ai.

Sipas Tahirit, në Bruksel Serbia po dialogon që të faktorizojë veten dhe të tregojë se Kosova nuk di të zgjidhë çështje të ndryshme.

“Në Bruksel tash e disa vjet po zhvillohen bisedimet teknike ndërmjet Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe janë arritur mbi tridhjetë marrëveshje disa prej të cilave edhe janë duke u zbatuar. Serbia po dialogon në Bruksel për të faktorizuar e zyrtarizuar veten dhe prezencën e saj në Kosovë dhe për të treguar se Kosova nuk mundet t’i zgjidhë e vetme me dhjetëra çështje të rëndësishme për qytetarët e saj dhe në rregullimin e brendshëm dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare si në shërbime si është rasti i kodit telefonik ashtu edhe në anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”, vlerëson politologu Tahiri.

Ndërsa, Kosova sipas tij, në bisedime është pasi është kusht i BE-së dhe nuk ka mënyrë tjetër për t’i zgjidhur çështje të ndryshme.

“Kosova po shkon ne bisedime sepse kjo është edhe kërkesë edhe kusht i Bashkimit Evropian për te si dhe se nuk po ka alternativë tjetër t’i zgjidhë shumë çështje të brendshme të saj si dhe për të administruar pjesë të mëdha të territorit të saj përkatësisht të komunave pa e pasur pëlqimin e Serbisë e cila e ka ndikimin dominant te qytetarët e këtyre komunave”, ka deklaruar ai.

Politologu thotë se Serbia mund ta njohë pavarësinë e Kosovës, pasi t’i realizojë interesat e veta.

“Serbia mundet që do të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të vë marrëdhënie diplomatike për tek pasi të marrë satisfaksionin, pra të realizojë interesat dhe ndikimin e saj të garantuar me marrëveshje”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat