Kosova ka nevojë për ndryshime, së pari duke rrëzuar qeverinë e tanishme

Politika

Kosova ka nevojë për ndryshime, së pari duke rrëzuar qeverinë e tanishme

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 3 qershor 2018 Në ora: 11:53
Qeveria e Kosovës

Qeveria e tanishme i ka vënë lakun qytetarëve të vendit, duke i çuar në kulmin e mosdurimit. Andaj, sot më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për ndryshim, ka nevojë për një model të ri qeverisës, për një model të ri zhvillimi, për një model të ri drejtësie. Dhe drejtësia nuk është thjesht vetëm ajo që përmbledh prokurorinë dhe gjykatat. Drejtësia është moral qeverisës. Drejtësia është frymë qeverisëse. Drejtësia është parim themelor i qeverisjes. Por, në Kosova ajo sot është realisht dhe fatkeqësisht vetëm fasadë mashtruese, sepse po i shërben fuqishëm politikës së krimit, sepse si çdo gjë tjeter në vend është e lidhur dhe e varur prej tyre. Sot problemi ynë i madh nuk është thjesht dhe vetëm se kemi një sistem drejtësie të gjunjëzuar përpara arrogancës dhe interesave të pushtetit, por se kemi një pushtet i cili qeverisë në mënyrë të padrejtë, i cili çdo ditë përmes padrejtësisë kërkon të përfitojë sa më shumë për vete dhe të sundojë duke varfëruar shqiptarët dhe duke iu dhënë atyre si alternativë të vetme, ikjen nga atdheu në rast se nuk duan t’i nënshtrohen këtij modeli tërësisht të deformuar të një demokracie që nuk funksionon. Për këtë arsye ne duhet të ngrihemi në këmbë, për këtë arsye ne duhet të protestojmë, për këtë arsye ne duhet të kërkojmë largimin e kësaj qeverie, zgjedhjet e parakohshme dhe ndryshimin rrënjësor në këtë vend. Por, nga kush duhet të presim të bëjmë ndryshimin?. Nëse vërtet e duam ndryshimin le ta fillojmë nga vetja.

Të krijojmë kulturën e protestës ngritjes së zërit dhe denoncimin, për gjërat që prekin ne, familjet tona dhe vendin tonë. Mos të presim duarkryq duke parë tek shkatërrohet pa mëshirë në fare pak kohë çdo gjë e ngritur me vite me mund e sakrificë. Një rol të rëndësishëm do të mund ta luante shoqëria civile, e cila tek ne është shndërruar në argat të pushtetit. Në vende perëndimore shoqëria civile është e ndjeshme edhe për probleme fare të parëndësishme. Në Francë detyruan parlamentin të mblidhen në mesnatë që të miratonin një ligj që peshku të tregtohesh i ngordhur dhe jo i gjallë si deri atëherë, i llogaritë për probleme më të mëdha që prekin interesa publike se çfarë ndodh.

Mungesa e një shoqërie aktive i ndihmon pushteti të qëndrojë komod, duke mos u trazuar nga misioni i saj i vetëpasurimit. Kjo qeveri duhet të shkojë sa më parë në harresën e madhe historike, çdo ditë e qëndrimit të saj në pushtet i sjellë dëme të mëdha vendit. Të ngrihemi për t’ia shkurtuar jetën kësaj qeverie, që po punon kundër interesave tona. Ngritja paqësore, me mjete demokratike do të mund të ndikonte, që të shkohet në zgjedhje të parakoheshme, kurse në kutitë e votimit qytetarët nuk guxojnë të gabojnë përseri duke i votuar këta që sot janë në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat