“Këta janë ndotësit më të mëdhenj të ambientit”

Politika

“Këta janë ndotësit më të mëdhenj të ambientit”

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 3 qershor 2018 Në ora: 13:04
Ilustrim

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi tregon kush janë ndotësit më të mëdhenj të mjedisit.

Komenti i tij vjen pas shënimit të javës së ambientit nga ana e institucioneve.

Në listën e ndotësve më të mëdhenj, Abazi i fut edhe politikanët.

“Politikanët janë ndotësit më të mëdhenj me që janë ndotës nëpërmjet vendimeve jo mjedisore”, thotë abazi për Bota sot”.

Image
Njohësi i zhvillimeve politike, Haki Abazi

“Qymyri dhe përdorimi tij, makinat e vjetra, djegia e mbeturinave, prodhuesit si Ferronikeli”.

Sipas Abazit, sfidë për një ambient të pastër mbetet korrupsioni dhe mendësia e popullatës.

“Sfida me e madhe është korrupsioni, dhe ndryshimi i mendësisë së popullatës dhe politikaneve se si duhet trajtuar hapësirat publike të përbashkëta. Gjithashtu mjedisi duhet mënguar dhe këtu ka dështuar vendi plotësisht”, shtoi Abazi.

Ndryshe, ndotja e ambientit në Kosovë mbetet njëri ndër problemet që e vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Në fillim të këtij viti, në bazë të matjes së cilësisë së ajrit, Prishtina rezultoi të jetë qyteti më i ndotur në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat