“Pa këto gjëra, marrëveshja me Serbinë është shkatërrim i Republikës”

Politika

“Pa këto gjëra, marrëveshja me Serbinë është shkatërrim i Republikës”

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 3 qershor 2018 Në ora: 15:10
Presidenti Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, thotë se Kosova nuk duhet të hyjë në bisedimet finale me Serbinë pa një platformë të qartë, që i përcakton disa kushte.

Në mesin e këtyre kushteve, sipas tij, duhet të jetë pagimi i dëmeve të luftës, dënimi i kriminelëve dhe përdhunimet e femrave shqiptare.

“Kosova nuk duhet të hyjë fare në bisedime, pa bisedime për gjetjen e modaliteteve për pagimin e dëmeve të luftës, pa i marrë  Serbia përgjegjësitë penale për krimet e luftës, përgjegjësi për përdhunimet e 20 mijë femrave shqiptare”, thotë Kelmendi për “Bota sot”.

Image
Profesori universitar, Muhamet Kelmendi

Ai më tej përmend edhe disa kushte tjera para se të fillohen bisedimet finale.

“Nuk duhet të nisin bisedimet pa pranimin e Serbisë që të negociohet edhe për të drejtat e shqiptarëve ne Luginën e Preshevës, dorëzimin e dokumentacionit të grabitur nga kriminelët e shtetit serb dhe mos pengimin e Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, deklaroi më tej ai.

“Pa marrjen e përgjegjësisë nga ana e shteti serb për dhunë dhe terror, për gjenocid, çdo marrëveshje me shtetin serb, është thjesht shkatërrim i Republikës”.

Kelmendi shtoi se presidenti nuk është një person adekuat për bisedimet me Serbinë.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi në ligjëratën e tij në Universitetin e Oxfordit është shprehur se Kosova është e gatshme për bisedime me Serbinë dhe për kompromise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat