PDK e pasigurt, ja si deklarohet për Thaçin

Politika

PDK e pasigurt, ja si deklarohet për Thaçin

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 3 qershor 2018 Në ora: 18:17
Hashim Thaçi

Hashim Thaçit si udhëheqës i fazës finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka ngjallur reagime të shumta në skenën politike.

Deri më sot, haptas kundër kësaj ideje kanë dalur Lëvizja Vetëvendosje, Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, e cila është pjesë e koalicionit aktual dhe PSD-ja.

E, gjithashtu në media sot është duke u raportuar se edhe partia e Isa Mustafës ka vendosur të mos e përkrah Hashim Thaçin për udhëheqës në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

Ndërsa, e pasigurt se a do ta fitojë Thaçi besimin e deputetëve, po del të jetë edhe subjekti i Kadri Veselit.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, në një prononcim të shkurtër për gazetën “Bota sot”, tha se sot nuk ka një përgjigje, se a do ta marrë nesër besimin e deputetëve presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Image
Xhevahire Izmaku

“S'kam sot përgjigje, pas debatit mund të deklarohemi”, ishte përgjigja e shkurtër e deputetes Izmaku.

Ndërkohë, nesër, pritet që në Kuvendin e Kosovës të diskutohet platforma, në të cilën do të vendoset se kah do të shkojë dialogu me Serbinë.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës konfirmon që Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Delegacioni i Kosovës që do të krijohet në koordinimin me të gjithë spektrin politik, në respektim maksimal të unitetit politik në vend, janë të autorizuar të zhvillojnë bisedimet për arritjen e Marrëveshjes ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme”, thuhet në platformën që do të diskutohet nesër në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat