“Përpos fondit ‘Vendlindja Thërret’, kanë ekzistuar edhe fonde të tjera”, Krasniqi tregon cilat janë ato - Bota Sot
“Përpos fondit ‘Vendlindja Thërret’, kanë ekzistuar edhe fonde të tjera”, Krasniqi tregon cilat janë ato

Politika

E premte, 19 tetor 2018

“Përpos fondit ‘Vendlindja Thërret’, kanë ekzistuar edhe fonde të tjera”, Krasniqi tregon cilat janë ato

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 4 qershor 2018 Në ora: 18:27
Foto ilustruese

Publicisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Sefedin Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” ka treguar që përpos fondit “Vendlindja Thërret”, në luftë kanë ekzistuar edhe fonde të tjera.

Krasniqi ka thënë se duhet të qartësohet se sa fonde kanë ekzistuar, pasi që ka ende fonde të tjera të cilat nuk janë diskutuar më parë.

Ai ka treguar se ka qenë edhe fondi i Emergjencës, fondi i fshatrave, fondi i Kosovës, fond ky që ka qenë një aksionin ndihmës për Drenicën, ku sipas Krasniqit u formua pas vdekjes se Ademi Jasharit, fond i cili mblodhi milionat.

“E një Aksioni tjetër i Qeverise Bukoshi është quajtur edhe Shitja e letrave (bonave) me vlerë. Për t’i mbushur fondet e qeverisë, duke i ngjeshur me çizme, siç thuhet, qeveria Bukoshi, kërkonte nga 1000.- CHF apo DM dhe të lëshonte një lloj boni me vlerë , me të cilin, pas luftës mund të kërkoje të rimbursohesh apo të bëhesh aksionar në ndërtimin e Kosovës… Ky ka qenë mashtrimi më përfitim. Nëse mblidhen një ditë të gjithë ata bona dhe futen në thasë, do të mbushet salla e Parlamentit të Kosovës”, ka thënë ai.

Image
Sefedin Krasniqi

“Mendoj që së pari duhet të qartësojmë se sa fonde kanë ekzistuar. Në fillim është themeluar Fondi për Kosovën (Fondation de Kosovo ose Stifung für Kosovo). Ky font për çështje praktike u quajt Fondi i 3%, sepse qeveria Bukoshi në ekzil kishte marr vendim që çdo punëtor (emigrant) të paguaj 3% nga të ardhurat mujore. Për të realizuar mbledhjen e këtyre mjete, u bë me vite një propagandë shumë intensive e besa edhe agresive saqë kur dihej se ndonjëri nuk paguante (3%) shpallej tradhtar dhe njeri i Serbisë. Pra, së paku 20 vite para fillimit të luftës, Diaspora e ka provuar dhe përjetuar gjithë llumin dhe zhurmën politike që sot po ndodh në Kosovë, sidomos në Parlamentin e saj. Pa dashur të mbaj asnjë anim politik, e them me përgjegjësi, se aktivistët kryesorë në mbushjen e këtij fonti kanë qenë anëtarët e LDK-së, por jo vetëm këta. Besoj se 90 % të punëtorëve nga trojet shqiptare të ish-Jugosllavisë, e në veçanti ata me origjinë nga Kosova e kane mbushur këtë fond me qindra miliona DM, CHF, $ e £. Kryetar i këtij fondi për Zvicër ka qenë Gani Hoxha, ndërsa koordinator, nëse s’kam harruar, ka qenë Fahri Mahalla.Të vetmit që kurrë s’kanë paguar, në këtë font, por më vonë gjatë luftës i kanë kërkuar, me zhurmë, me shantazhe e kërcënime të forta, këto miliona të mbledhura, kanë qenë anëtarët e LPK-së, që sot po akuzohen, me shume arsye, se i kanë keqpërdorur”, shprehet Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, LPK e ka themeluar Fondin “Vendlindja thërret”, fond që sipas Krasniqit, ka qenë i dobët sepse deri në fillim të luftës kanë paguar vetëm anëtarët e LPK-së.

“Pas Fondit për Kosovën, apo paralel me të, është formuar Fondi “ Nanë Tereza”, i cili ka bërë shumë në aspektin humanitar. Edhe këtë fond e kemi mbushur, pa pyetur se në ç’destinacion po shkojnë devizat tona. Nuk kam dëgjuar për ndonjë keqpërdorim. Disa vite para fillimit të luftës, LPK e ka themeluar Fondin “Vendlindja thërret”. Ky fond, ka qenë i dobët, sepse deri në fillim të luftës kanë paguar vetëm anëtarët e LPK-së. LPK kishte shumë pak anëtarë dhe me devizat e tyre as një nisit të UÇK-së s’do të kishin mundur ta furnizonin me ushqime e mos të flasim për armatime. A nuk e vërteton fakti që, edhe pse ditë e natë bënin propagandë që po e ndihmonin luftën, në fund rezultoi, sepse e pranuan edhe vet (Bedri Islami), se nuk e kanë ndihmuar kurrë as Adem Jasharin. Edhe këtu flas me përgjegjësi, se ata që e kanë mbushur Fondin e 3%, gjatë luftës e kanë mbushur edhe Fondin “Vendlindja thërret”.Për Zvicër kryetar i Fondit ka qenë i ndjeri Jashar Salihi, një patriot i shquar, ndërsa në bankë ka figuruar emri i Shaban Mujes, meqë, asnjë patriot tjetër i LPK-së, s’ka guxuar t’i figurojë emri në bankë, sidomos pas deklaratës se asaj kohe, të diplomatit amerikan Gelbard se UÇK është organizatë terroriste!”, thekson ai.

Tutje, Krasniqi ka shtuar se ka mungesë vullneti për hetimin e këtyre fondeve, madje nuk ka as organ qe mund të ketë suksese në hetimin e këtyre fondeve.

“Veç këtyre dy fondeve, gjatë luftës, është formuar dhe ka vepruar Fondi i Emergjencës, kryetar i këtij fondi për Zvicër, sa më kujtohet, ka qenë Gani Sylaj. Ai tash jeton në Kosovë. Të dyja këto fonde janë themeluar nën propagandën e egër se « Qeveria e Kosovës e udhëhequr atëherë nga Bujar Bukoshi (LPK e quante ‘bukuroshi’) nuk po e financonte luftën çlirimtare. Ja që tash doli për fushë se ministri i Luftës, kolonel Ahmet Krasniqi, në emër të FARK-ut dhe qeverisë Bukoshi, atyre që s’po kanë dëshirë t’iu përmenden fakte, u paska dorëzuar me miliona DM ! Edhe pasuesi i Ahmetit, Halil Bicaj u ka dhënë dhe kjo mund të vërtetohet lehtë, sepse Halili është gjallë, veç nëse nuk do të flas sikur Bukoshi !Gjatë luftës, qeveria Bukoshi ka shpallur edhe disa aksione ; si aksioni « Ndihmë për Drenicën ». Janë mbledhur miliona granga dhe marka. Ky aksion u zhvillua pas vrasjes se Adem Jasharit me familje dhe njerëzit të emocionuar vinin nëpër pikat e mbledhjes së devizava dhe gjuanin me grusht, pa i numëruar ! Aksioni tjetër i Qeverise Bukoshi është quajtur « Shitja e letrave (bonave) me vlerë »”.

“Për t’i mbushur fondet e qeverisë, duke i ngjeshur me çizme, siç thuhet, qeveria Bukoshi, kërkonte nga 1000.- CHF apo DM dhe të lëshonte një lloj boni « me vlerë », me të cilin, pas luftës mund të kërkoje të rimbursohesh apo të bëhesh aksionar në ndërtimin e Kosovës… Ky ka qenë mashtrimi më perfitim. Nëse mblidhen një ditë të gjithë ata bona dhe futen në thasë, do të mbushet salla e Parlamentit të Kosovës. Gjatë luftës janë formuar edhe fondet e fshatrave. Dmth, bashkëfshatarë të fshatrave të përfshira në luftë, nën propagandën se Lufta çlirimtare nuk po financohet nga institucionet atëhershme, kanë vendosur të mbledhin deviza dhe kanë formuar komisionin e fshatit dhe kanë shkruar në Shqipëri për të blerë armatime. A do të hetohen këto fonde ndonjëherë ? Kurrë. Përveç mungesës së vullnetit, s’ka organ që i del kësaj pune në kry. Ndoshta, CIA apo MOSSAD do të kishin pasur sukses ! Të gjithë emrat e përveshëm që i kam përmendur, nëse ua kam gabuar funksionin e atëhershëm, paraprakisht iu kërkoj falje, sepse vërtetë kanë kaluar 20 vite”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test