“Dialogu nuk do të ketë fund, derisa serbët të arrijnë autonominë brenda Kosovës”

Politika

“Dialogu nuk do të ketë fund, derisa serbët të arrijnë autonominë brenda Kosovës”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 4 qershor 2018 Në ora: 18:36
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq

Njohja e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur nga ana e Serbisë është thënë se është qëllimi i dialogut në mes të dyja shteteve.

Por sa do të arrihet kjo, tani kur pritet të fillojë dhe faza finale e këtij dialogu?

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Islam Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se me këtë klasë politike asnjëherë nuk do të përmbyllet dialogu e as nuk do të ketë njohje reciproke.

Image
Islam Krasniqi

 “Më këtë klasë politike asnjëherë nuk do të përmbyllet dialogu Kosovë-Serbi, as nuk do të ketë njohje reciproke siç po e quajnë këta politikanët tanë, duke mos pasur as përmbyllje finale të dialogut, sepse Serbia me të gjitha forcat e vetë po punon kundër Republikës së Kosovës duke bllokuar çdo rrugë drejt integrimit, gjëra politikanët tanë bëhen servil dhe pranojnë çdo që i qitet përpara”, është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, nuk do të ketë epilog me dialogun dhe se ai do të vazhdojë me vite, derisa serbët të arrijnë autonominë që e duan brenda Kosovës.

“S’do të ketë ndonjë epilog lidhur me dialogun, pos asaj që ky proces i bisedimeve do të vazhdojë me vite, gjersa serbët të arrijnë atë që po e kërkojnë autonominë brenda Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat