Shkarkimi i presidentit Thaçi në dorën e LDK-së

Politika

Shkarkimi i presidentit Thaçi në dorën e LDK-së

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 6 qershor 2018 Në ora: 15:52
Hashim Thaçi

Mos besimi ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçit, ka bërë që shumë herë te ketë edhe deklarata të ndryshme për mundësinë e shkarkimit të tij, pasi ai nuk po shihet si person unifikues për Kosovën dhe institucionet e saj.

Sipas njohësve të Kushtetutës, shkarkimi i presidentit mund të behet vetëm nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me arsyen e ndonjë vepre penale apo kur Gjykata Kushtetuese konstaton se presidenti ka bërë shkelje të Kushtetutës.

Muhamet Kelmendi, njohës i çështjeve juridike, ka thënë se shkarkimi i presidentit të vendit mund të behet vetëm nga Kuvendi I Republikës se Kosovës  dhe në Kushtetutë janë theksuar arsyet pse mund të shkarkohet presidenti.

Image
Muhamet Kelmendi

“Shkarkimi i Presidentit behët vetëm nga Kuvendi I Republikës se Kosovës, dhe në Kushtetutë janë theksuar mundësitë për shkarkim për vepër penale, mos aftësia e kryerjes se punëve të Presidenti, apo kur Gjykata Kushtetuese konstaton se [presidenti ka bërë shkelje të Kushtetutës, këto janë çështjet e sanksionuara në Kushtetutën e Kosovës në nenin 91, paragrafi 1. Ndërsa, procedura për shkarkim të presidentit mund të iniciohet nga një e treta e deputeteve të Kuvendit Mu këtë nuk e kane ne Kuvend, Një e treta është 40 deputet. Këtu duhet të votoj e terë LDK-ja dhe VV se bashku për të  patur 40 deputet”, ka thënë Kelmendi.

Sipas tij, shkarkimi i presidentit me nismat kushtetuese ka qartësi të plotë.

“Por fakti është kryesisht të LDK-së, VV e PSDK, që duhet t'i bëjnë votat për hapjen e procedurës dhe shkarkimin e presidentit. Vota e LDK-se është bazë e fillimit të procedurës”, ka thënë Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat