Ish deputeti i LDK-së jep detajet e reja për vjedhjen 100 mijë eurove, tregon se nga janë të dyshuarit - Bota Sot
Ish deputeti i LDK-së jep detajet e reja për vjedhjen 100 mijë eurove, tregon se nga janë të dyshuarit

Politika

Ish deputeti i LDK-së jep detajet e reja për vjedhjen 100 mijë eurove, tregon se nga janë të dyshuarit

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 6 qershor 2018 Në ora: 17:55
Disa deputetë të LDK-së në Prizren

Javën e kaluar gazeta “Bota sot” raportoi se  ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe asamblistit të LDK-së në Prizren, Xhavit Ukaj, i ishin vjedhur mbi 100 mijë euro në shtëpinë e tij në Prizren.

Ishe vet Ukaj, ai i cili kishte konfirmuar këtë rast për “Bota sot”, ku kishte treguar se si i ishin vjedhur 100 mijë euro dhe gjësende me vlerë të çmuar, si ari.

E tani rreth dy jave pas vjedhjes, ish deputeti I LDK-së në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se nuk ka ende asgjë konkrete lidhur me këtë rast, ku sipas tij policia është duke u marr me rastin. Ukaj, ka thënë se deri me tani janë disa persona të dyshuar, të cilët sipas tij janë nga Komuna e Prizrenit.

“Jo, policia është dukë bërë hetimet mirëpo deri me tani ata nuk kanë ofruar asgjë te re. Policia nuk ka marr asgjë definitive ende. Ka të dyshuar dhe të dyshuarit janë këtu afër në komunën e Prizrenit” ka thënë Ukaj për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test