Fjalori vulgar i Xhavit Halitit

Politika

Fjalori vulgar i Xhavit Halitit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 6 qershor 2018 Në ora: 18:17
Xhavit Haliti

Nuk është hera e parë që kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, nënkryetari Xhavit Haliti ofendon deputetët e Kosovës. I tillë ka qenë edhe rasti ndaj Sami Kurteshit kur Haliti i kërkoi deputetit Kurteshit që t’i ndalet fjala madje edhe duke e ironizuar e ofenduar.

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani, ka thënë për “Bota sot”, se ky fjalor vulgar fatkeqësisht është bërë trend dhe po lëndon edhe frymën pluralë të mendimeve.

Image
Blerim Burjani

“Konsideroj se duhet të përmbahen nga cilado gjuhë që mund të nxit reaksion jo pozitiv dhe të dëmshëm, pasi ky fjalor që po vendoset në kuvend është dëshmi se nuk ka punë të mençur për të kryer për qytetarët. Mendoj se asnjë debat thuajse nuk është pro-interesit qytetarit, sepse të gjitha debatet janë kundër njëri- tjetrit, gjë që qytetarëve fare nuk iu interesojnë fjalorët por puna që duhet të ndikojnë në jetën e përditshme të qytetareve” ka thënë njohësi i çështjeve politike dhe juridike Burjani.

Sipas tij, askujt nuk i intereson kritika pasi çdo kritikë prapa duhet të ketë rezultat për qytetarin se paku ide.

“Pra duhet të ketë ide, e jo të përfitojnë elektorat duke u sharë e fyer pa asnjë propozim sepse çka po ndodh për qytetarët ka mundur të kuptohet nëse këto fjalë apo fjalorë të lloj-llojshme që bëhen për interesin qytetar. Por ky fjalor banal i panevojshëm po bëhet për arsye personale ndërmjet vet apo në mes partive, por asnjëherë nuk po bëhet për shkak të qytetarëve që ata të përfitojnë më shumë prej politikës”, është shprehur Burjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat