Mitrovica në “gojë të ujkut”

Politika

Mitrovica në “gojë të ujkut”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 7 qershor 2018 Në ora: 07:18
Mitrovicë

Serbia po vazhdon me neglizhence sa i përket zbatimit te marrëveshjeve, ndërsa ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, vazhdon të jetë e bllokuar për qarkullim. 

Njohësit e çështjeve politike, dhe profile të ndryshme politik në vend, vlerësojnë se Serbia çdo herë iu ka bërë obstruksion marrëveshjeve të arritura në Bruksel me palën e Kosovës dhe kjo për shkak se nuk ka pasur një presion nga pala e Kosovës, nëpërmes BE-së si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë- Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.

Sipas tyre, Serbia po i kthehet avazit të vjetër dhe bazuar në veprimet e saja, dialogu i zhvilluar në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është i dështuar, pasi nuk shihet kurrfarë normaliteti në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Selimi: Nuk duhet ta lëmë Mitrovicën në gojë të ujkut

Ata vlerësojnë, se të presësh nga Serbia ta integrojë Mitrovicën është sikur të presësh nga ujku, që të mos e hajë qengjin.

Image
Rexhep Selimi

Deputeti  Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Rexhep Selimi, ka thënë se nuk mund të presim, e as nuk duhet të presim që pala serbe do të kontribuojë në integrimin e Kosovës.

“Aq më tepër duhet të presim kur asnjëra palë nuk duket se e kanë qëllim. Të presësh nga Serbia ta integrojë Mitrovicën është sikur të presësh nga ujku, që të mos e hajë qengjin. Prandaj nuk duhet që Mitrovicën ta lejmë në gojë të ujkut”, ka thënë deputeti Rexhep Selimi.

Kryetar i këshillit Rajonal për të Drejtat e Njeriut, në Mitrovicë, Halit Barani, ka thënë se asnjë nga marrëveshjet e arritura me Serbinë nuk është zbatuar deri në fund.

Image
Halit Barani

“Serbia gjithmonë ka neglizhuar dhe nuk ka dashur të dëgjoj për këtë çështje, pasi askush nuk i bënë trysni që të realizohen ato. Kurse sa i përket urës kam dëgjuar nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri deklaratën e tij se " së shpejti ura do të lëshohet për qarkullimin e automjete. Ndërsa sa i përket lëvizjes së lirë të automjeteve nëpër urë, serbët e kanë vetëm një qëllim tjetër për çka flet vet edhe mbyllja e rrugës kryesore, e cila tani është shndërruar në shesh "Car Llazari” dhe kjo nuk do koment. Pra me mosrealizimin e marrëveshjeve Serbia vazhdimisht po përfiton, thjesht po i kushtëzon "udhëheqësit" tanë por edhe ndërkombëtaret”, ka thënë Barani.

Haziri: Serbia po i kthehet avazit të vjetër

Opinionisti Nexhat Haziri ka thënë  se, Serbia çdo herë iu ka bërë obstruksion marrëveshjeve të arritur në Bruksel me palën e Kosovës dhe kjo për shkak se nuk ka pasur një presion nga pala kosovare nëpërmes BE-së si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë- Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.

Image
Nexhat Haziri

Ai ka thënë se, kjo nuk është vetëm kundërshtimi i hapjes së urës së Ibrit për lëvizje të lirë, por janë edhe një varg marrëveshjeve që Serbia nuk po i zbaton.

“Është për habi që po ashtu një nga këto marrëveshjet e rëndësishme është edhe ajo që Serbia nuk duhet ti pengoj nismat e Kosovës për anëtarësim në organizmat ndërkombëtar. Përkundrazi Serbia po bënë fushatë që ta pengoj Kosovën në çdo nismë të sajë për anëtarësim në organizmat ndërkombëtar siç është Interpoli, UNESCO, dhe të tjera. Pra më një fjalë Serbia po i kthehet avazit të vjetër dhe bazuar në veprimet e saja, mund të themi lirisht se dialogu i zhvilluar në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është i dështuar, pasi nuk po shohim kurrfarë normaliteti në marrëdhëniet Kosovë-Serbi”, ka thënë opinionisti Haziri.

Vrimë e zezë e diplomacisë ndërkombëtare

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri, ka thënë se problem i “Urës” mbi lumin “Ibër” është një vrimë e zezë e diplomacisë ndërkombëtare dhe tregues qyqar i politik bërjes së Kosovës.

Image
Ismet Haziri

Ai ka thënë se pushteti po e sundon masën e gjerë të shqiptarëve të varfër në Kosovë dhe një pjesë të pakicave ma pak të mbrojtura.

“Ky pushtet nuk ka fuqi as ta hap urën, e as ti kontrollojë enklavat 100% , dhe as ti kontrollojë të ashtuquajturit “Muskujt e Kosovës” që kurdo e “vrerin dhe kthjellin” vendin. Po ashtu “Ura” është tregues tjetër i inferioritetit në bisedimet e Brukselit që kanë përfaqësuesit e Kosovës në raport me përfaqësuesit e Serbisë, duke u nisur që nga presidenti e tutje. Prandaj, që të hapen urat, së pari duhet të mbretërojë një vullnet i munguar nga pala serbe, pastaj qëndrim politike dhe diplomatike i stërholluar dhe i detalizuar me konsistencë të vazhdueshme në procesin e bisedimeve, duke i bërë kështu shkëmbe të pamposhtur në të drejtën e Kosovës, që të vejë të drejtën e sovranitetit në tërë territorin e saj”, ka thënë njohësi i çështjeve politik Haziri.

Sipas tij, ky fakt nuk po ndodh dhe si duket kompromiset dhe lëshimet janë rezultat i një këmbimi “të pa emër” dhe të pa definuar për popullin e Kosovës.

“Prandaj, Serbia duke arritur të dominojë në procesin e bisedimeve dhe duke qenë të vetëdijshëm se më pak presion dhe këmbëngulësi, përfaqësuesit e Kosovës hedhin hapin e kompromisit, andaj ai nuk do të respektojë asnjë marrëveshje, përkundrazi vetëm sa po acarohet duke treguar gjithë atë fashizoidem dhe egërsi që ndodhi pak dite dhe jave më parë edhe ndaj sportit dhe kulturës shqiptare të Kosovës. Kurse, sa i përket deklaratës të Agim Bahtirit, më duket se është e tepërt të komentohen, ne jemi mësuar me deklarime, prononcime dhe opinione të tij, të pa matura dhe shumë të pa qëlluar, kështu që është mirë që lumi “Iber” ka rrjedhën e vet drejtë Nisha-va dhe drejt në Detin e Zi, që si dete kanë hapësirë per fjalët e tij, pasi edhe “Ibri“ ka fuqinë e duhur që ti bart”, ka thënë Haziri.

Image
Faik Krasniqi

Kurse, politologu Faik Krasniqi, ka thënë se Veriu i Kosovës prej pasluftës ka qenë pjesa më problematike e Kosovës.

“Institucionet e Kosovës asnjëherë nuk kanë arritur të shtrijnë kontrollin në pjesën më të ndjeshme të vendit, në veriun e Kosovës, edhe 19 vjet pas çlirimit të vendit dhe 10 vjet nga pavarësia. "Për hapja e Urës kryesore mbi lumin Ibër ka premtime të gënjeshtra tash e sa vite, por ajo Urë vazhdon akoma të mbetet e mbyllur dhe nuk besoj së shpejti. Jo të paktën pa përfunduar dhe të marrin një epilog bisedimet Kosovë-Serbi”, ka thënë politologu Krasniqi.

Burjani: Bahtiri nuk është serioz

Image
Blerim Burjani

Kuese, njohësi i çështjeve politike dhe juridike Blerim Burjani, ka thënë se kryetari Agim Bahtiri,  është i tipit legjendar në sjelljet e tij shumë jo serioze, madje ka përplot komente dhe deklarata që bënë një njeri si ky, i cili duket të ketë dështuar në biznes dhe në diasporë, e tash merret edhe me gjëra tjera.

Sipas tij, komente të tilla ka përplot, por ura duhet të jetë e lirë për të gjithë banorët.

“Të gjitha pengesat atje duhet të lirohen  në mënyrë që të respektohet lëvizja e lirë e qytetarëve. Pra ka shumë vonesa në lëshimin dhe në përdorim të urës për arsye se askush përveç Beogradit e aty e këtu ngapak disa njerëz të politikës së Kosovës që din e më së paku merr është dhe mendoj se e din vet Bahtiri, që askush atë  nuk e merr seriozisht në politikë, megjithatë qytetarët e Mitrovicës, e kanë votuar atë”, ka thënë njohësi i çështjeve politike dhe juridike Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat