“Qeveri e madhe, por pa peshë”, fajtori kryesor për dështimin e seancave

Politika

“Qeveri e madhe, por pa peshë”, fajtori kryesor për dështimin e seancave

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 7 qershor 2018 Në ora: 17:44
Kuvendi

Edhe pse të nënshkruar 112 deputetë në seancën e së mërkurës, të pranishëm ishin vetëm 32 deputetë.

Deputetja e partisë më të madhe opozitare, LDK-së, Lirije Kajtazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se kryesorja që po devalvoin seancat është mungesa e Qeverisë.

Image
Lirije Kajtazi

“Fajet burojnë edhe nga agjendat irracionale që i i cakton kryesia me nga 30-40 pika vetëm për t'iu shmange dy pikave të para që e mbajnë Qeverinë llogaridhënëse para Kuvendit dhe qytetareve. Ndryshimet- prolongimet në rendin e ditës veç për tëhumbur peshën e çështjeve të ngritura. Kryesorja që devalvoin seancat është mungesa e Qeverisë. Ju lutem, të gjitha burojnë nga kjo, e gjithë kjo qeveri, e madhe e pa peshë. Dhe, kjo duhet rregullohet njëherë e përgjithmonë me Rregullore të Punës së Kuvendit. Deputetet nuk kane as ambiente pune, kështu që duhet ti kenë me vete materialet e " 80 pikave" zvarrë..”, ka përfunduar Kajtazi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat