“Dyfytyrësia e Shpend Ahmetit”

Politika

“Dyfytyrësia e Shpend Ahmetit”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 7 qershor 2018 Në ora: 23:11
Shpend Ahmeti

Njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka komentuar përplasjen mes VV-së dhe PSD-së në komunën e Prishtinës, ku thotë se ndarja e kësaj partie do të ishte e evitueshme nëse të dorëhequrit e tanishëm do të hiqnin dorë nga kushtëzimi që Albin Kurti të mos jetë prapë kryetar i Vetëvendosjes.

“Nëse të revoltuarit e Vetëvendosjes do të heqnin dorë nga kushtëzimi i tyre për t’u kthyer prapë në parti, me pretekstin që Albin Kurti të mos kandidojë për kryetar partie, atëherë edhe ndarja do të ishte lehtë e evitueshme, dhe nuk do të vije puna që kjo parti të ndahej në dysh”, tha Krasniqi.

Ai e quan Shpend Ahmetin dyfytyrësh pasi ndarjen nuk e bëri publike para zgjedhjeve lokale, sepse sipas Krasniqit, ai ka qenë në dijeni se vetëm si kandidat i Vetëvendosjes do t'i fitonte prapë zgjedhjet.

Image
Faik Krasniqi
"Në anën tjetër është edhe dyfytyrësia e Shpend Ahmetit që ndarjen nga Vetëvendosja nuk e bëri publike para zgjedhjeve lokale, sepse ka qenë në dijeni se vetëm si kandidat i Vetëvendosjes do t'i fitonte prapë zgjedhjet, në të kundërtën as në balotazh nuk do të arrintë të shkonte”, theksoi Krasniqi.

Tradhtia e Shpend Ahmetit, e arsyeton bllokimin e punës së tij nga ana e asamblistëve të VV-së, thotë Krasniqi, ndërsa shton tutje se Ahmeti nuk është treguar serioz ndaj votës së kryeqytetasve.

“Por, edhe ish deputetët e VV-së që tani janë pjesë e PSD-së, e dimë fare mirë që janë bërë deputetë falë asaj që kanë qenë pjesë e Vetëvendosjes. Prandaj, është shumë e arsyeshme pse asamblistët e VV-së janë duke e bllokuar punën e Shpend Ahmetit, sepse kemi të bëjmë me një tradhti ndaj elektoratit. Në rastin e kundërt të njëjtën gjë do ta bënte edhe PSD-ja ndaj VV-së dhe çdo parti tjetër. Para se të ndahej nga partia që falë saj u rizgjodh kryetar i Prishtinës, është dashur ta mendojë mirë se si do vazhdonte tutje pa mbështetjen e ish partisë, sepse është kryetar kryeqytetit dhe i mbi 500 mijë banorëve të saj. Kjo tregon që z.Ahmeti nuk është serioz ndaj votës së kryeqytetasve”, përfundoi Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat