Deputeti i Vetëvendosjes tregon se si të veprohet ndaj atyre që po ‘ikin’ nga seancat

Politika

Deputeti i Vetëvendosjes tregon se si të veprohet ndaj atyre që po ‘ikin’ nga seancat

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 8 qershor 2018 Në ora: 15:23
Kuvendi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadnai, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se atyre deputetëve të cilët nuk i ndjekin rregullisht seancat duhet të iu ndalohet mëditja.

Sipas tij, në qoftë se në seancë është vetëm një pikë në rend dite, deputetët duhet të jenë të pranishëm.

Image
Valon Ramadani

“Unë mendoj që çdo deputetë që paguhet prej buxhetit të kuvendit duhet të qëndrojë në sallë. Unë e kuptojë që gjate ditës mundet që një orë apo dy mos me qenë, por duhet që çdo deputet i nënshkruar të qëndrojë dhe të votoj në sallë. Nëse është në pyetje vetëm dhe një pikë në rend të ditës ata duhet me qenë. Duhet të ndëshkohen me mëditje por edhe me votë të qytetarëve. Unë jam pro mëditjeve ajo është në rregull, mirëpo kjo duhet me qenë në rregullore të kuvendit”, ka thënë Ramadani

Tutje, ai ka deklaruar se mungesa e deputetëve është parë edhe në seancën për të pagjeturit.

“Mënyrë tjetër do të ishte edhe puna e nënshkrimit, deputetet të nënshkruhen dhe ta vërtetojnë prezencën edhe në fillim të seancës dhe në përfundimin e saj. Nuk është në rregull sepse edhe kur e kemi pasur ligjin për të pagjeturit 98 deputetë kanë qenë të nënshkruar ndërsa 56 ishin në seancë, ku edhe rezoluta nuk u votua në ditën e të pagjeturve por u desh të shtyhej dy ditë me vonë “, ka përfunduar deputeti i VV-së, Valon Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat