Turi lobues, Tahiri tregon efektin që mund të ketë për liberalizimin e vizave

Politika

Turi lobues, Tahiri tregon efektin që mund të ketë për liberalizimin e vizave

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 8 qershor 2018 Në ora: 16:10
Ramush Tahiri

Një delegacion nga Kosova, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i shoqëruar nga deputetë të pozitës dhe opozitës, kanë filluar dje turin për liberalizimin e vizave, në qendrat e vendeve të Bashkimit Evropian.

Dje filluan me Vjenën e Austrisë, për të vazhduar më pas në qendrat tjera.

Lidhur me këtë tur për liberalizimin e vizave, politologu i njohur, Ramush Tahiri, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se lobimet e tilla nuk kanë ndikim për liberalizim dhe se janë shpenzim i parasë dhe kohës, derisa shton se BE padrejtësisht i la qytetarët e Kosovës pa viza.

“Liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës që po i bëjnë delegacionet zyrtare të shtetit të Kosovës nuk kanë asnjë ndikim sepse politikat e BE për liberalizim janë të strukturuara. Këto vizita përveç shpenzimeve dhe kohës nuk sjellin dëm, veç nëse ndokush në delegacion flet ose bënë ndonjë budallallëk. Përndryshe politika evropiane me të padrejtë i la kosovarët pa lëvizje të lirë në kohën që BE e pati misionin më të madh paqeruajtës dhe shtetndërtues i cili duket i paefektshëm”, ka deklaruar Tahiri për "Bota sot"“

Ndryshe, për liberalizimin e vizave, si kusht ka mbetur luftimi i krimit dhe korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat