Krimi i shumëfishtë i krerëve puçistë të LPK-së

Politika

Krimi i shumëfishtë i krerëve puçistë të LPK-së

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 9 qershor 2018 Në ora: 09:41
Ilustrim

Pas vrasjes zyrtare të Ministrit të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqit, nga Tirana zyrtare social-komunsite dhe puçistët Lëvizjes Popullore të Kosovës, krerët karrieristë të LPK-së, në veçanti, grupi me vegjetim të Zvicër, intensifikon veprimtarinë minuese ndaj Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, (FARK). Ujdia, dakordimi me menaxhuesit e Fondit Shtetëror, 3 %-it, për tërheqjen e milionave markave nga ky Fond, i trimëroi krerët sabotatorë e kriminalë të Kryesisë puçiste, e cila shkarkoi, dhunshëm, Kryesinë e vjetër, duke e akuzuar atë, deri për tradhti kombëtare. I vetmi që reagoi, denoncoi puçin kriminal e rrugaçëror, në stilin e filosllavit Enver Hoxha, ishte profesor Muhamet Kelmendi, deri atëherë, nënkryetar i LPK-së.

Thonë se çdo e keqe, ka edhe një të mirë. E mira e këtij puçi ishte se u ndërpre bashkëpunimi, me ish-kryetarin e Kryesisë së vjetër të LPK-së, profesor Fazli Veliun dhe Ali Ahmetin me shokë. Kjo ndarje e shpëtoi nga sabotimi Luftën në Iliridë, e cila ishte dinjitoze dhe e mundi në fushë-betejë ushtrinë rraskophane maqedonase, deri në detyrim për të kërkuar ndihmë. Përkundër sabotimit të luftës në Kosovë dhe në Kosovën Lindore, të cilat dështuan, tërësisht, në fushë-betejë, me përjashtim të forcave luftarake të FARK-ut në Koshare, të cilat rezituan deri në çlirimin e Kosovës, nga NATO-pakti, por, jo nga UÇK-ja.

Paqja në Maqedoni, e vendosur me marrëveshjen e Ohrit, u promolgua, u stërgjatë, mbeti  peng i karrierizmit komunist dhe kolaborimit, bashkëpunimit kundra-kombëtar të Arbër Xhaferit, Menduh Thaçit, Ali Ahmetit, me disa hiçër të tjerë, të cilët kur janë në pozitë, zhurmojnë turrshëm, kurse nga kolltuqët e buta, heshtin si mumjet! Disa syrësh, janë dëshmuar hafije të disa shërbimeve armike, përfshirë këtu edhe vetë gardistët komunistë të Tiranës zyrtare. Njësoj si puçistët e LPK-së në Kosovë, edhe komunistët dhe lëvizakët në Iliridë, shkelën mbi gjakun e dëshmorëve, harruan krimet e pushtuesëve dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë me armiqtë e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat