“Tragjedia më e madhe për Kosovën është Hashim Thaçi”

Politika

“Tragjedia më e madhe për Kosovën është Hashim Thaçi”

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 11 qershor 2018 Në ora: 17:08
Hashim Thaçi

Politikat e Thaçit kanë bërë që për vendimet e rëndësishme të Kosovës të pyetet Beogradi.

Kështu thotë analisti Jeton Kelmendi për “Bota sot”, pas deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili ka thënë se serbët nuk do të përkrahin formimin e ushtrisë e Kosovës.

Image
Jeton Kelmendi

“Unë mendoj se Serbia e pranon ushtrinë e Kosovës, sepse rrethanat janë të atilla dhe Serbia e din se e ka humbur Kosovën. Por, çështja qëndron se është tragjedi për Kosovën pse Hashim Thaçi e ka çuar deri në atë derexhe Kosovën sa për ushtrinë dhe gjërat kryesore të pyetet Beogradi”, thotë Kelmendi për "Bota sot".

Sipas tij, politika e Thaçit e ka bërë që të pyetet direkt Beogradi dhe zyrtarët serb, si: Vulini, Vuçiqi, Daçiqi.

“Kjo është tragjedia më e madhe se ku e ka çuar vendin Hashim Thaçi, ndërkaq sa i përket ushtrisë, po e përsëris Serbia edhe do ta votojë, por natyrisht me koncesione”, shtoi ai. Ndryshe, ministri i brendshëm Aleksandër Vulin ka thënë se serbët nuk e mbështesin formimin e Ushtrisë së Kosovës, pasi që sipas tij kjo është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të OKB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat