Analisti tregon arsyet pse Kosova po ngec në Agjendën e Reformave Evropiane - Bota Sot
Analisti tregon arsyet pse Kosova po ngec në Agjendën e Reformave Evropiane

Politika

E enjte, 18 tetor 2018

Analisti tregon arsyet pse Kosova po ngec në Agjendën e Reformave Evropiane

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 13 qershor 2018 Në ora: 14:50
Ilustrim

Njohësi i integrimeve evropiane, Lirim Zorra në një prononcim për “Bota sot”, tregon arsyet pse Kosova po ngec në përmbushjen e kritereve të Brukselit për të shpejtuar rrugën e saj drejt integrimeve në BE.

Madje, ai pajtohet me deklaratën e përfaqësues së BE-së në Kosovë, Natalia Apostollova e cila tha se Kosova po ngec në zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane.

“Deklarata e zonjës Apostolova është e saktë plotësisht, sepse çdo qeveri nga viti 2008, e këndej nuk ka bërë hapa konkrete në zbatimin e agjendës se reformave të kërkuar nga Komisioni Evropiane. Kjo për disa arsye; e para mungesa e kapaciteteve njerëzore në institucionet kosovare shpesh e bllokojnë avancimin e reformave dhe zbatimin e tyre për shkak të mos diturisë ose neglizhencës njerëzore”, thotë Zorra për “Bota sot”.

Image
Njohësi i integrimeve evropiane, Lirim Zorra

“E dyta, pasojat për klanet e ndryshme të cilat operojnë në sektorë të ndryshëm ku reformat duhet të bëhen, sepse këto reforma synojnë eliminim të praktikave negative si korrupsioni dhe krijimi i shtetit ligjor. E treta pasojat elektorale të cilat lideri dhe partia mund t’i kenë, sepse vetëm një shembull reforma në administratë publike mund të prodhojë shkurtime në vende të punës në mes 5-15% nga numri total i sotëm”.

Sipas tij, kjo do të kishte efekte negative për partitë në pushtet dhe liderin andaj nuk preken këto tema.

Ai për këtë fajëson edhe qytetarët edhe për mos reagim ndaj institucioneve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test