LDK ia lë fajin Vetëvendosjes për vendimin e Gjykatës Kushtetuese - Bota Sot
LDK ia lë fajin Vetëvendosjes për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Politika

E enjte, 18 tetor 2018

LDK ia lë fajin Vetëvendosjes për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 13 qershor 2018 Në ora: 15:31
Ramush Haradinaj

Gjykata Kushtetuese të hënën konstatoi se nuk ka shkelje në vendimin e Qeverisë për ngritjen e pagave të zyrtarëve qeveritar.

Pas shqyrtimit të ankesës së bërë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Kushtetuesja ka marrë e vendim që ngritja e pagave nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Image
Besa Gaxherri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktgjykim ka cituar se kjo lëndë nuk i përket Gjykatës Kushtetuese.

“Unë e kam lexuar vendim e Gjykatës Kushtetuese, dhe nuk e pash që Gjykata Kushtetuese e ka konfirmuar rritjet pagave të qeverisë ,ata kanë cituar që nuk është lënda për Gjykatën Kushtetuese, tash ata sigurisht kanë gjetur hapësirë te pyetja që ka formuluar Lëvizja Vetëvendosje. Andaj edhe besoj që ata kanë thënë që një gjë e tillë nuk është në dorë të Gjykatës Kushtetuese ,duke cituar se një gjë e tillë bëhet me ligj dhe duke e respektuar buxhetin e Kosovës ,e që në bazë të kësaj deputetët nuk kanë votuar me parashiku rritjen e pagave të qeverisë. Mirëpo për me lënë hapësire ose vakum është që Gjykata Kushtetuese ka parishikuar rritjen e pagave vetëm nëse vendos kuvendi, që i bie se qeveria ende nuk mund të i rrisë pagat”, ka përfunduar deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test