Eksperti i sigurisë tregon se cilat qëllime synon t’i arrijë Beogradi në Kosovë - Bota Sot
Eksperti i sigurisë tregon se cilat qëllime synon t’i arrijë Beogradi në Kosovë

Politika

E mërkurë, 17 tetor 2018

Eksperti i sigurisë tregon se cilat qëllime synon t’i arrijë Beogradi në Kosovë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 14 qershor 2018 Në ora: 14:04
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandër Vuçiq

Eksperti i sigurisë së Kosovës, Fadil Kajtazi në një prononcim për “Bota sot”, tregon që serbët aktualisht kanë qasje të kundërta ndaj Kosovës.

Sipas tij, së fundi Qeveria e Serbisë dhe Aleksandër Vuçiq janë të interesuar për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Kosovën.

“Qeveria e Serbisë dhe Vuçiq janë të interesuar për të hequr prej qafës problemin e Kosovës. Pra, për të bërë një zgjidhje, ata mendojnë në negociata me pas përfitime dhe ato përfitime lidhen me pjesën territoriale të veriut ose në ndryshimin e pozitës së serbëve në Kosovë”, thotë Kajtazi.

Sa i përket pozitës se serbëve në Kosovë, Kajtazi tregon se cilat qëllime synon t’i arrijë Beogradi.

“Kisha serbe me pas një pozicion tjetër më të avancuar, me qenë serbët prezent ndryshe në FSK, sikur në Bosnje, ku një brigadë është e serbëve, e një tjetër e boshnjakëve e një tjetër e kroatëve, diçka të ngjashme janë duke bërë përpjekje për të fituar edhe në Kosovë”, deklaron më tej ai.

Image
Eksperti i sigurisë së Kosovës, Fadil Kajtazi

Por, ai thotë se këto negociata nuk po i konvenon Kishës Serbe dhe qarqeve ruse në Serbi.

“Mirëpo këto negociata si duket nuk po i konvenojnë Kishës Serbe dhe atyre ruse. Kisha Ortodokse Serbe, Rusia dhe qarqe të ndryshme nacionaliste në Serbi e duan Kosovën, ashtu siç e kanë pasur të tërën. Ata mendojnë që duhet të prolongohet raportet serbe shqiptare sa të është e mundur. Ata mendojnë që në një të ardhme me pas ndryshime në politikën gjeostrategjike dhe në një moment të përshtatshëm Kosovën me ripushtuar edhe njëherë”, shtoi ai.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia së shpejti pritet të fillojnë negociatat finale, ky synohet të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes të dyja shteteve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test