Deputeti i VV-së: Xhavit Haliti ka censurë ndaj Vetëvendosjes - Bota Sot
Deputeti i VV-së: Xhavit Haliti ka censurë ndaj Vetëvendosjes

Politika

E enjte, 18 tetor 2018

Deputeti i VV-së: Xhavit Haliti ka censurë ndaj Vetëvendosjes

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 14 qershor 2018 Në ora: 16:23
Xhavit Haliti

Rastet kur nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ndal fjalën deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk janë të rralla.

E fundit ishte edhe me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshin, ku Haliti i ndali fjalën në gjysmë ndërsa Kurteshi e kundërshtoi ashpër këtë vendim të tij

“E di kur mundesh me folë. Ankohu në të Gjykatën Kushtetuese. Nuk je Ombudsperson më, kurrfarë të drejte nuk ke.. A don me të qitë jashtë. Rri qaty mirë je”, i ka thënë Haliti deputetit të Vetëvendosjes, derisa Kurteshi po fliste nga karrigeje e tij, por të cilit i ishte ndalur zërimi.

Image
Valon Ramadani

Ndërsa këtë sjelljet rutinore nënkryetari i Kuvendit e përsërit edhe sot gjate seancës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Xhavit Haliti ka censurë të drejtpërdrejtë ndaj Vetëvendosjes.

“Sistemi i Xhavit Haliti kundra Vetëvendosjes tashmë dihet, andaj rastet kur ai i ndal fjalën deputetëve nuk janë të rralla diku 3 apo 4 raste kanë ndodhur vetëm gjate një seance. Me atë ai tregon që ai nuk dëgjon terë deputetët e tjerë se a jenë në rend të ditës apo jo sidomos këta të pozitës, ndërsa kur është puna te Lëvizja Vetëvendosje kemi censurë të drejtpërdrejtë ,ai ka dëshire të ja ndërpres fjalën e lirë deputetëve të VV-së”, ka përfunduar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Valon Ramadani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test