Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani, ka thënë për “Bota sot”, se vendimi i qeverisë për rritjen e pagave do të duhet nga Agjencia kundër korrupsionit të dërgohet në Prokurori.
“Ky vendim mbetet në fuqi dhe si i tillë, më tutje duhet të procedohet vendimi për konflikt interesi në Prokurori nga Agjencioni Antikorrupsion, Gjykata Kushtetuese nuk merret me këtë vendim, ajo është dashur qysh në start kur është dërguar lënda të hedhet poshtë”, ka shpjeguar ai.
Për më tepër, Burjani ka theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk është kompetente të merret me rritjen e pagave. “Për shkak se nuk është kompetente të merret me akte të tilla procedurale, Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë se është i ligjshëm, por ka thënë se nuk është antikushtetuese, Kushtetuta e Kosovës nuk merret me pagat dhe ngritjen e tyre ose zbritjen e pagave andaj nuk ka pas nevojë as të merret me këtë lënd, çështja tjetër është se Agjencioni duhet të procedojë kaherë këtë lëndë për në prokurori”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, këtë vendim mund ta hedhë poshtë vetëm Kuvendi i Kosovës. “Kuvendi mund të hedh poshtë dhe t`a anulojë vendimin”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.