Maxharraj komenton incidentin në Deçan

Politika

Maxharraj komenton incidentin në Deçan

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 16 qershor 2018 Në ora: 19:04
Incidenti në Deçan

Ngjarjen e sotme në Prizren në të cilin ndodhi edhe një incident mes kryeministrit Haradinaj dhe vëllait të Beg Rizaj, e ka komentuar për “Bota sot” Prof. Dr. Binak Maxharraj.

Ai thotë se ky incident i la hije të keqe ceremonisë së zbulimit të shtatorës të heroit Beg Rizaj, ndërsa ka dyshime se këtu diqka nuk shkon.

Image
Binak Maxharraj

“Sot ishte dita e Çlirimit të Komunës së Deçanit. Për këtë ditë ishte paraparë edhe zbulimi i shtatorës së luftëtarit të lirisë Beg Rizaj, i cili humbi jetën në luftimet e Kumanovës në vitin 2015. Por, fatkeqësisht këtu ndodhi aksidenti i cili edhe i la hije të keqe kësaj ceremonie, kur kryeministri tentoj ta zbuloj shtatorën, por ashpër reaguan familjarët, e posaçerisht vëllau i Beg Rizajt dhe nuk e lanë ta zbuloj shtatorën. Këtu diçka nuk shkon, a ka pas protokollë të mirefilltë për ecurin e ceromonisë,pse këto punë nuk janë kry me parë qe te mos vije te incidenti, i cili i dha hije të keqe kësaj ceromonie por edhe Festës së Çlirimit të Deçanit”, tha ai.

Maxharraj shprehet se Haradinaj po jeton me aksidente të tilla, e gjithashtu ia përmend edhe rastin në Prizren, kur largoi nga foltorja një grua të moshuar.

“Kjo është hera e dytë që Kryeministrit po i ndodh aksidenti, si duket ky jeton në aksidente të tilla nëpër ceromoni, ndoshta për atë ia tërheq vërejtjen vetes, apo, nuk e di. Më parë para nja një jave i ndodhi në Prizren në festën e Lidhjes së Prizrenit, kur në rolin “bodyguardit” e hoq një grua nga foltorja, sepse kjo nuk ishte punë e as detyra e tij, tashti i ndodhi edhe kjo në Deçan, në vendlindjen e tij. Po pse po i ndodh kështu, a mos eshtë i prirur për aksidente, une nuk e di. Por mendoj se këtu midis familjes Rizaj dhe Kryeministrit nuk është diçka në rregull, se diçka fshihet këtu është e vertetë, me ç’rast familjarët me të drejtë apo jo, e fajsojnë Ramush Haradinajn për aksidentin e Kumanovës, ku pati shumë te vdekur. Asokohe Qeveria e Kosovës pati deklaruar se nuk ka gisht në këtë ngjarje. Refuzimi i familjarëve që Kryeministri i një shteti të zbuloj shtatorën, lenë me kuptu dhe krijon dilema, se a mos ka edhe Harajdinaj diçka të përzer këtu. Kjo mbetet të shikohet, sepse ceromonia publike dhe refuzimi i kryeministrit që ta zbuloj shtatoren, lenë të kuptoj se këtu është futë thellë “një dreq i madh”, i cili po që se sqarohet me kohë, mund të ketë pasoja në të ardhmen”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat