“Dëshmi për Gjykatën Speciale ka mbledhur edhe EULEX-i”

Politika

“Dëshmi për Gjykatën Speciale ka mbledhur edhe EULEX-i”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 24 qershor 2018 Në ora: 23:08
Selia e Gjykatës Speciale

Njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani, në një bisedë për “Bota sot”, thotë se deri më tani janë mbledhur deklarata të shumë personave në cilësinë e dëshimtarëve të mbrojtur.

Sipas tij, deklarata në cilësinë e dëshimtarëve të mbrojtur në Kosovë ka mbledhur edhe EULEX-i.

Image
Blerim Burjani

“Deri më tash janë mbledhur deklarata të disa personave në cilësinë e dëshimtarëve të mbrojtur dhe këto janë mbledhur edhe nga EULEX-i. Sidoqoftë, askush në Kosovë nuk beson se ka pasur trafikim me organe njerëzore, kjo tingëllon si fantastike. Sa i përket fakteve tjera që kanë ndodhur para dhe pas lufte, prapë janë çështje të kësaj prokurorie speciale se si do të sistemohen, çmenduria mund të ketë”, tha ai.

Por, ai konsideron se në Kosovë problemi më i madh është krimi i organizuar.

“Në Kosovë njëherë problemi më i madh është krimi i organizuar, çështjet tjera mund të zgjidhen nga gjykatat vendore. Aktakuzat e para mund të ngritën në shtator”, përfundoi Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Ndërkohë, raportohet se Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës ka nisur edhe punën në terren.

Nga këto raportime thuhet se një dëshmitar në Belgjikë tashmë është intervistuar nga prokurorët në lidhje me një rast që mund të shqyrtohet si proces në Gjykatën Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat