Thirrjet në emër të UÇK-së të grupeve të rrezikshme të politikës dhe vrasjet e tyre të pazbuluara...

Politika

Thirrjet në emër të UÇK-së të grupeve të rrezikshme të politikës dhe vrasjet e tyre të pazbuluara...

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 26 qershor 2018 Në ora: 09:30
Ilustrim

Kosova, prej përfundimit të luftës ishte në rrezik nga qarqe të ndryshme mafioze dhe grupeve të politikës kriminale e të thirrur në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky ishte rreziku për shtetin dhe për qytetarin, sepse këta me zemër duan ta kthejnë përsëri Serbinë në Kosovë që me ndihmën e tyre u bënë milionerë, dhe pasi u bënë milionerë kanë formuar grupet më të rrezikshme mafioze në Kosovë, e që dihet mirë sa vrasje u bënë prej tyre, vrasje këto të pazbuluara deri më sot. Por, kush të bëjë zbulimin e vrasjeve? Cilët prokurorë...?

Qytetarët dhe shteti i Kosovës, në secilën ditë të re po përballen më një vështirësi më shumë.

Situata e tmerrshme politike në Kosovë, që përveç klaneve të tyre, pra të politikanëve, dhe interesave personale, pothuajse asnjë politikan nuk është duke çarë kokën për qytetarët e varfër.

Por, janë këta qytetarë se me votën e lirë të tyre, pa menduar shumë, e dikush ndoshta me ndonjë përfitim 20 deri 50 euro po i zgjedh kriminelët që ta përfaqësojnë popullin.

Ndoshta varfërimi ekstrem i qytetarëve, me ndihmën e këtyre kriminelëve të cilët në politikë po hyjnë vetëm për tu pasuruar duke plaçkitur shtetin e Kosovës, dhe qytetarët e në fund me një shumë të vogël parash i kthejnë qytetarët përsëri prej veti.

Pra, Kosova dhe qytetarët e saj çdo vit e më shumë po përballen me situata të vështira jetese.

Që nga përfundimi i luftës, secili vit që ka shkuar ka qenë një shpresë se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë se ai paraprak, mirëpo këto ishin vetëm dëshira të parealizuara, sikurse dëshirat e fëmijëve në prag të vitit të ri.

Entuziazmin e qytetarëve se do të bëhet më mirë e kanë arritur edhe politikanët me premtime marramendëse gjatë fushatave parazgjedhore.

Premtimet e tyre, ishin mjaftë të mira si teori, qytetarët kanë shpresuar se një përqindje bukur e mirë e tyre do të realizohen, mirëpo këto mbetën vetëm fjalë politikanësh dhe me përfundimin e zgjedhjeve ato harroheshin.

Për vite me radhë ka ndodhur një gjë e tillë. PDK-ja, LDK-ja besa edhe AAK-ja, parti këto që pushtetin pothuajse se kanë lëshuar kurrë, ishin errësira e rinisë kosovare.

Premtimet e tyre as minimalisht nuk janë realizuar, madje disa të tilla i kanë përsëritur sa herë që kishte zgjedhje në Kosovë, e edhe sot e kësaj dite askush prej pushtetarëve tanë nuk i kanë realizuar premtimet e tyre.

Se pushteti ju ka shërbyer pushtetarëve tanë për përfitime materiale personale dhe klanore kjo po shihet haptas.

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, një nga vendimet e para që mori pas ardhjes në Qeveri ishte rritja e pagave për vete dhe stafin e tij.

Përveç kësaj, ai u shfaq në postin e kryeministrit sikurse “baba dimri” i Vitit të Ri, me dhurata duke gëzuar fëmijët.

Haradinaj fali miliona euro borxhlinjve të shtetit të Kosovës, dhuroi mijëra euro për familjet e Grupit të Kumanovës, i bëri mbi 70 zëvendësministra, vetëm e vetëm që klanet mafioze të tyre mos të shuhen, dhe në këtë mënyrë ata pasurohen me mijëra euro në muaj nga buxheti tejet i varfër i shtetit të Kosovës.

E ky buxhet, sipas ekspertëve të ekonomisë po shteron. Rezervat e shtetit i “hëngër” Ramushi me partitë në pushtet, kështu duke rrezikuar në pafundësi Republikën e Kosovës.

Kosova, prej përfundimit të luftës ishte në rrezik nga qarqe të ndryshme mafioze dhe grupeve të politikës kriminale e të thirrur në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky ishte pra rreziku për shtetin dhe për qytetarin, sepse këta me zemër duan ta kthejnë përsëri Serbinë në Kosovë. Por pse? Sepse me ndihmën e tyre u bënë milionerë, dhe pasi u bënë milionerë kanë formuar grupet më të rrezikshme mafioze në Kosovë, e që dihet mirë sa vrasje u bënë prej tyre, vrasje këto të pazbuluara deri më sot.

Por, kush të bëjë zbulimin e vrasjeve? Cilët prokurorë? Prokurorët në Kosovë janë kriminelët më të mëdhenj, pasi nga lakmia për tu bërë sikurse kriminelët e pushtetit ata marrin mijëra euro prej tyre. Këta pasurohen dhe kriminelët amnistohen!

Vetë fakti që deri më tani nuk janë zbuluar vrasjet e kryera të pasluftës, lënë për të kuptuar përgjegjësinë e prokurorëve tanë.

Pra, edhe Ramush Haradinaj është njëri prej tyre. Dhe kjo është dëshmia më e mirë se secili kryeministër ndër vite që ka pasur Kosova, kanë punuar vetëm për interesat klanore të tyre. Nepotizmi ishte dhe mbetet gjëja e shëmtuar që po ndodh nëpër institucionet kosovare.

Andaj, deklaratat se krahu i luftës duhet larguar nga institucionet e shtetit është jashtëzakonisht e mirëpritur nga qytetarët dhe drita e vetme në fund të tunelit.

Pa largimin e krahut të luftës, kriminaliteti do të rritet, Kosova vetëm do të varfërohet, do të bllokohet nga shtetet mike të saj, dhe qytetarët do të jetojnë të izoluar brenda territorit të Kosovës.

Prandaj, udhëheqësit e shtetit duhet ndryshuar, dhe duhet zëvendësuar njerëzit e luftës me njerëzit e penës dhe dijës!

Një kërkesë për largimin e krahut të luftës nga politika është bërë kohë më parë nga diplomati amerikan Xhejms Rubin.

Para disa vitesh ai kishte deklaruar se, shpreson që krahu i luftës do ta kuptojnë se është mirë të largohen nga pushteti derisa janë ende të popullarizuar dhe të mos presin derisa është ose bëhet shumë vonë, por ata nuk e dëgjuan këshillën e tij.

Prandaj, secila ditë që i zë në pushtet, do të shënoj një ditë zie në historinë e re të Kosovës. E ardhmja do ta vërtetoj ketë.

Për ta vërtetuar këtë, se krahu i luftës është pengesa, terri i Kosovës ka deklaruar edhe miku i madh i shqiptarëve e diplomati amerikan, William Walker.

Walker ka shprehur zhgënjimin e tij për gjendjen aktuale në Kosovë, duke thënë se gjërat nuk janë duke ndryshuar dhe se Kosova ka nevojë për një gjeneratë të re të udhëheqësve politikë.

“Aktualisht klasa politike që udhëheq vendin ka dalë nga lufta, përderisa tani është koha që ky shtet të ketë një gjeneratë të re të udhëheqësve politikë. Të gjithë theksojnë se dëshirojnë ndryshimin, por unë ndryshimin nuk po e shoh”, ka pohuar ai.

Deklaratat e tilla janë të mirëpritura nga qytetarët, të cilët shpresojnë në një “revolucion” pas ndërrimit të kriminelëve të veshur me petkun e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është gjëja më sublime që ka ndodhur në shekullin e fundit, mirëpo krahu i luftës, të cilët ishin në pushtet dhe përfituan nga lufta, duke ndërtuar pallate dhe duke bë milionët janë e zeza e Kosovës së pasluftës.

Të mburremi me ushtarët e UÇK-së, dhe të mallkojmë përfituesit ne emër të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat