Zemaj: Gazetarët trima të “Bota sot”, në kohët më të vështira ishin në shërbim të vlerave dhe demokracisë

Politika

Zemaj: Gazetarët trima të “Bota sot”, në kohët më të vështira ishin në shërbim të vlerave dhe demokracisë

Nga: Gresa Bajraktari Më: 26 qershor 2018 Në ora: 13:27
Armend Zemaj

26 qershori i vitit 2018 shënon përvjetorin e 23-të të themelimit të gazetës kombëtare “Bota sot”.

Rrugëtimin e gjatë që e filloi 23 vite më parë, po  e vazhdon ende, për informim të drejtë, të shpejtë, në kohë reale dhe në mënyrë të paanshme.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, vlerëson se Bota sot më gazetarët e saj trima në kohët më të vështira, ishin në shërbim të vlerave dhe demokracisë në vend, gjë që tregon shumë, derisa uron që të vazhdohet me këtë frymë.

“Historia e gazetarisë së pavarur, guximit intelektual dhe lirisë së shprehjes së vërtetës në trojet shqiptare do ishte e zbehtë dhe pa dinamikën e ringjalljes së shkrimeve të cilat kanë lënë gjurmë në zhvillimin e jetës në përgjithësi në Kosovë dhe trojet shqiptare. Bota Sot në kohët më të vështira, kur një grupacion tentoi që së bashku me lirinë e Kosovës të përvetësojë historinë, kontributin dhe gjithçka që lidhet me të kaluarën, duke tentuar pa meritë te uzurpojnë këto vlera, ishte pikërisht Bota Sot, gazetarët trima dhe intelektual të saj të cilët u vënë në shërbim të vlerave dhe demokracisë në vendin tonë. Kjo tregon shumë, është kontribut në shtet-ndërtim dhe porosi e gjatë se puna dhe përkushtimi për të vërtetën, është sublime dhe ka karakter atdhedashurie. Ju uroj të vazhdoni në këtë frymë, me këtë elan të punës dhe të objektivitetit gazetaresk si vlerë e përbashkët te vendet demokratike perëndimore”, është shprehur Armend Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat