Kryqëzohet Hashim Thaçi, një opozitë të fuqishme kundër tij

Politika

Kryqëzohet Hashim Thaçi, një opozitë të fuqishme kundër tij

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 28 qershor 2018 Në ora: 07:46
Hashim Thaçi

“Nuk ka më dyshim se kjo gjë është e qartë dhe qëndrimi i LDK tani është vërtet insitucionalist dhe në mbrojtje të kushtetutës dhe interesit kombëtarë. VV edhe ashtu ka qenë që nga fillimi kundër Thaçit si negociator dhe e ka bërë të qartë që nuk do ta pranojë”, ka thënë analisti Haki Abazi për gazetën “Bota sot”

Duke u arsyetuar se e ka obligim kushtetues ta përfaqësoj vendin në fazën e bisedimeve me Serbinë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi udhëtoi të dielën për në Bruksel duke mos i përfillur kundërshtimet e opozitës, ku ata kanë këmbëngulur se ai nuk është njeriu i duhur për të qenë krye negociator i Kosovës.

Presidenti i Kosovës i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës u takua me homologun e tij nga shteti serb, Aleksandër Vuqiq, i cili me kushtetutë të Serbisë ai zgjidhet nga votat e popullit.

Këtë takim Thaçi e vlerësoi si shumë të rëndë megjithatë ai shtoi se  shpreson të ketë tone pozitive për të gjetur një zgjidhje më të mirë për të dyja shtetet.

“Takimi ka qenë më i rëndë dhe më i vështirë se sa që po flas”, ka deklaruar Thaçi, duke përsëritur vazhdimisht se tani është koha për marrëveshje, ndryshe lëndohet shumë e ardhmja – për të dyja vendet.

“Ka qe në një takim jo i lehtë, ka qenë një takim i vështirë, por me tone pozitive për të shikuar nga e ardhmja për interesin e dy vendeve.  Jemi dakorduar që procesi të merr dinamikë dhe të intensifikohet në javët e ardhshme”, ka deklaruar, pos tjerash, Thaçi.

Presidenti i pyetur se çfarë saktësisht është marrëveshja e dëshiruar, nuk është lëshuar në detaje. Ka thënë se edhe takimi sotëm s’kishte të bënte me detajet, por me kornizën e përgjithshme.

Image
Lutfi Haziri

Kuvendi duhet të vendos për bisedimet me Serbinë

Që kuvendi të vendosë për epilogun e bisedimeve me Serbinë është edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Haziri ka thënë për “Bota sot” se Kuvendi i Kosovës, i vetmi organ që vendos edhe për formatin edhe për përfaqësuesin politik dhe institucional në përfaqësim të Republikës tonë.

“Gjithçka duhet në Kuvend. Debati në Kuvend. Për të ndërtuar një konsensus politik, për të zbardhur procesin e dialogut me Serbinë, si fazë e re, si proces i ri i dialogut të Brukselit, që na dërgon drejtë një marrëdhënie të re në mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, do të vendoset se çfarë formati dhe në çfarë parimesh, e çfarë autoriteti do të jenë të përfaqësuara deri atëherë. Edhe më tutje presidenti po vazhdon ta përfaqësoj Kosovën në mekanizëm kushtetues në këtë dialog, sepse kryeministri është tërhequr. Kryeministri nuk ka pranuar dhe nuk ka shkuar në asnjë takim të dialogut me përfaqësuesit e Serbisë deri tani. Kështu që për t’a zgjidhur këtë problem është Kuvendi i Kosovës, i vetmi organ që vendos edhe për formatin edhe për përfaqësuesin politik dhe institucional në përfaqësim të Republikës tone” ka thënë ai.

Tutje kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka shtuar se në Kuvendin e Kosovës, LDK do të jetë unike.

“LDK-ja me 24 maj ka diskutuar, i ka vendosur tri parime themelore dhe ato tri parime presim të plotësohen. Këto parime nuk janë të negociushme, nuk mund të zbuten dhe nuk mund të largohen nga tavolina.. Natyrisht që dialogu është mekanizmi dhe arma e vetme politike që LDK e ka pas gjithmonë. Kulturën e dialogut ne e kemi në themel të themelimit dhe zhvillimit të LDK-së si parti politike, por jo-domosdoshmërisht, kësaj radhe ne edhe mund të marrim apo mos marrim pjesë. Do të varet nga plotësimi i kritereve dhe i kërkesave tona. Në Kuvendin e Republikës ne do të qëndrojmë unik. Nuk do të flasin individët, do të flas subjekti politik. Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës është unik, sikur në rastin e votimit të ligjit për demarkacionin edhe në procese të tjera politike ne jemi unik dhe nuk kemi me u ndal në asnjë mënyrë. Koha do të dëshmojë sa i përket LDK-së, se roli ynë gjithmonë ka qenë historik dhe gjithmonë ka qenë në rrugë të drejtë. Edhe kësaj here do të vendosim drejtë dhe do të jemi në krahun e historisë” ka përfunduara nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lufti Haziri.

Derisa opozita është kundër Thaçit, kundrejt tij po del të jetë edhe instituti që monitoron punën e kuvendit të Kosovës, KDI.

Faza finale e bisedimeve kërkon gjithë përfshirje politike

Zyra për komunikim e KDI kanë kthyer përgjigje për gazetën “Bota sot” ku kanë thënë se KDI vlerëson së është jetike për vendin që faza finale të garantoje gjithëpërfshirje politike

Tutje zyrtare te KDI-se kane shtuar se Kuvendi i Kosovës duhet të marrë përgjegjësi në këtë proces, duke definuar pritshmërie, dhe vijat e kuqe të shtetit të Kosovës të cilat në asnjë moment nuk do të cenojnë integritetit territorial të Kosovës dhe  funksionimin e sistemit unitar duke garantuar përfaqësimin e shtetit të Kosovës

Pas takimit të së dielës në Bruksel ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, kreu i shtetit  të Kosovës Hashim Thaçi duhet t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të informojë deputetët rreth përmbajtjes së bisedimeve dhe për hapat e mëtutjeshëm të këtij procesi për të cilat është dakorduar në takimin e mbajtur.

Procesi i dialogut vazhdon të  jetë jo-transparent. Ende nuk është e qartë se çfarë do të përmbajë faza finale e dialogut, cilat tema do të jenë pjesë e këtyre diskutimeve, çfarë pritet të arrihet në përfundim të tij dhe mbi të gjitha si do të garantohet gjithë përfshirja politike dhe respektimi i mandatit kushtetues të institucioneve të vendit.

KDI vlerëson se është jetike për vendin që faza finale të garantojë gjithpërfshirjen politike. Institucionet shtetërore duhet të kryejnë obligimet e tyre kushtetuese dhe të respektojnë komunikimin në kuadër të kompetencave institucionale, me qëllimin e vetëm për të mbrojtur interesin shtetëror dhe jo për të minuar atë.

KDI qëndron prapa kërkesës së saj publike drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 29 maj 2018 për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi fazën e re të dialogut. Kuvendi i Kosovës që nga konstituimi i tij nuk ka mbajtur asnjë seancë me pikë të rendit të ditës të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi. Kuvendi nuk ka më kohë për të humbur për të miratuar rezolutën për të ardhmen e këtij procesi.

Kuvendi i Kosovës duhet të marrë përgjegjësi në këtë proces, duke definuar pritshmëritë, dhe vijat e kuqe të shtetit të Kosovës të cilat në asnjë moment nuk do të cenojnë integritetit territorial të Kosovës dhe funksionimin e sistemit unitar duke garantuar përfaqësimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare si të barabartë me secilin shtet tjetër. Institucionet e Kosovës nuk duhet të lejojë që bisedimet me Serbinë të vazhdojnë pa arritjen e një konsensusi politik dhe pa platformë shtetërore.

KDI iu bënë thirrje edhe partive politike që të angazhohen për këtë proces shtetëror duke luajtur një rol më konstruktiv dhe më të përgjegjshëm,  duke lënë mënjanë politikat ditore dhe kalkulimet politike.

Image
Haki Abazi

Thaçi nuk mund të luaj me ndërkombëtarët, prapa ka një opozitë të fuqishme

Njohësi I zhvillimeve politike në vend Haki Abazi ka thënë për “Bota sot” se angazhimi I Thaçi është jo institucional dhe degradues.

Abazi ka shtuar se Thaçi tradhton në momente të caktuara kur vije në pyetje interesi i tij personal dhe njerëzve rreth tij

“Shkuarja e Thaçit në Bruksel të dielën pa mandatin e parlamentit të Kosovës është papërgjegjësi dhe manipulim. Kjo nuk duhet të na befasojë sepse i gjithë angazhimi i Thaçit është joinstitucional dhe degradues por tani në këtë moment një gjë është fundamentalisht ndryshe. E para është që ai nuk e kontrollon as edhe partinë e tij e cila tani është më e  vogël se kurrë dhe rrezikon të shpërbehet plotësisht meqë e kanë kuptuar se njerëzit në PDK janë për të larë fajet dhe dënimet e Thaçit. E dyta besoj të gjithë e kanë kuptuar se Thaçi tradhton në momente të caktuara kur vije në pyetje interesi i tij personal dhe njerëzve rreth tij. Nuk ka më dyshim se kjo gjë është e qartë dhe qëndrimi i LDK tani është vërtet insitucionalist dhe në mbrojtje të kushtetutës dhe interesit kombëtarë. VV edhe ashtu ka qenë që nga fillimi kundër Thaçit si negociator dhe e ka bërë të qartë që nuk do ta pranojë. Por çka është me  e rëndësishmja është se Thaçi i Kosovës sot është Gruevski në Maqedoni, dje nuk është Zoran Zaev. Ketë gjë duhet kuptuar Znj. Mogehrini dhe gjithë zyrtarët e BE. Ky moment i dialogut me Thaçin prezent është vetëm edhe një thellim i problemit dhe një manipulim siç thoshte vetë Thaçit se ai luan K...me ndërkombëtarët. E vërteta është se nuk do të mund të luaj me sepse ka një opozitë të fuqishme kundrejt tij” ka përfunduar Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat