Kosova duhet të veprojë në reciprocitet

Politika

Kosova duhet të veprojë në reciprocitet

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 28 qershor 2018 Në ora: 18:48
Foto nga Gazimestani

Nuk është hera e parë që serbët bëjnë provokime të tilla duke mbajtur në dorë fotografi të Milloshevicit me mbishkrime e slogane të ndryshme nacionaliste. Pelegrinët serbë kanë kaluar sot në Mitrovicë, duke provokuar me fotografi të Millosheviqit e Mlladiqit. Flamujt e Serbisë dhe parulla me motive nacionaliste u panë dhe u dëgjuan sot në Gazimestan. Madje disa prej tyre kanë provokuar me mbishkrime nacionaliste si dhe figura të kriminelëve serbë, Sllobodan Millosheviq dhe Ratko Mladiq. Megjithatë tërë faji bie tek autoritetet tona që i lejojnë.

Image
Faik Krasniqi

Politologu Faik Krasniqi ka thënë për “ Bota sot” se serbet vazhdojnë të ëndërrojnë se Kosova është Serbi.

“Serbet janë të njohur botërisht për provokime nacionaliste ndaj popujve të tjerë e sidomos ndaj shqiptareve, që ende i ka plagët e hapura nga krimet e shkaktuara nga ata. Serbia sportistet tanë nuk po i lejon të shkojnë atje për të marrë pjesë në gara, sa herë që po i bie me ndonjë klub serb ose ndonjë kompeticion i organizuar nga FIFA ose UEFA, se lere më ti lejojë civilët shqiptarë. Pra Kosova duhet të veprojë në reciprocitet”, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat