Tali tregon taktiken e Thaçit për bisedimet me Serbinë

Politika

Tali tregon taktiken e Thaçit për bisedimet me Serbinë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 29 qershor 2018 Në ora: 12:38
Hashim Thaçi

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj janë të gatshëm të pranojnë gjithçka.

Tali ka shtuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi fillimisht e jep një deklarate mbi zhvillimet që e presin Kosovën pastaj varësisht nga reagimet e modifikon atë deklaratë.

Image
Driton Tali

“Zgjedhjet e Parakohshme duhet të jenë zgjidhja e kësaj çështje. E them këtë duke e pasur parasysh faktin se Haradianj dhe Limaj u dëshmuan se për pushtet janë të gatshëm të pranojnë gjithçka. Nga ana tjetër, Thaçi e ka një taktikë që në vazhdimësi e ka përdorur deri me tani. Ai fillimisht e jep një deklarate mbi zhvillimet që e presin Kosovën pastaj varësisht nga reagimet e modifikon atë deklaratë por megjithatë e jetëson me pikëmëri”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ka përmendur edhe rastin e  Planin 6 pikesh të Ban Kimunit dhe se sipas tij zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja më e mirë.

“Kështu bëri me Planin 6 pikesh të Ban Kimunit. Kur e pa se opinioni nuk e pranoi atë plan, ai pastaj me ndihmën e mediave të tij ja ndërroi emrin duke i quajtur "bisedime teknike mes dy shteteve të barabarta". E që realisht ishin bisedime konform Planit të Ban Kimunit në 6 fusha: doganat, kufijtë, drejtësia, policia, telekomunikacioni dhe trashëgimia serbe. Siç e dijmë tashme kemi marrëveshje për secilën nga këto fusha. Prandaj zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja më e mirë. Le të vendosin vet qytetaret për fatin e Kosovës për mos të pasur trazira të pa nevojshme.”, ka përfunduar Tali për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat