“Opozita nuk do ta shpëtojë Thaçin nga Gjykata Speciale”

Politika

“Opozita nuk do ta shpëtojë Thaçin nga Gjykata Speciale”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 30 qershor 2018 Në ora: 21:35
Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar nga të gjitha partitë politike në vend për krijimin e një Grupi të Unitetit për përfaqësim në bisedime me Serbinë.

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar këtë ide të Thaçi, edhe pse sipas tyre, është i rëndësishëm për të biseduar për procesin e dialogut me Serbinë.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja dhe bënë thirrje që të ndalohet, siç e quajnë ata, dëmi që i shkaktohet vendit nga Thaçi si udhëheqës i dialogut.

Ndërkaq, analistët politikë e konsiderojnë të vonuar propozimin e Thaçit, duke shtuar se Grupi i Unitetit është për të ndihmuar Thaçin.

Analisti politik, Blerim Burjani, thotë se Thaçi është personalitet që aksidentalisht ka ardhur në politikë, prandaj shprehë habinë se si ai dëshiron të mbetet ende në politikë.

Image
Blerim Burjani

“Propozimi i Thaçit është i vonuar shumë, edhe duket jo i mundshëm për derisa opozia kërkon largimin e e tij nga posti i negocimi. Thaçi është një personalitet që aksidentalisht ka ardhur në politike dihet edhe si ka ardhur ideja është më e çuditshme pse dëshiron ende të mbetet në politik kur duket të jetë njeriu me i pa dëshiruar në politikë. Ai përherë e më shumë është izoluar nga ndikimi ndërkombëtar, ai rrinë në pozitë qendrore kot, por tjetër çështje është imponimi i tij ndaj faktorit ndërkombëtar. Grupi i Unitetit është për të ndihmuar Thaçin që si i shanazhuar nga qarqet ndërkombëtare rrinë në politikë, duke iu thënë atyre, pra faktorëve ndërkombëtare se ai është njëri  i dëshiruara në këtë lojë finale politike me Serbinë, përplotë dështime të Thaçit ka bërë që askush të mos ketë asnjë fjalë të mirë për këtë njeri, një lloj injoranti politik duke ndier veten më shumë si sundimtar, e aspak si njeri në shërbim të qytetarëve të tij”, deklaron Burjani.

Ai nuk beson që opozita do të shpëtojë Thaçin dhe ta pranojë si lider për dialog.

Thaçi është i bojkotuar që një vjet, nga qytetarët dhe opozita, sipas Burjanit, sepse ai i ka bërë shumë dëme shtetit.

“Nuk besoj se hyn kush nga opozita ta shpëtojë Thaçin nga Gjykata Speciale, të cilin e ka përmendur raporti Dick Martit më vështirë është që dikush të shkojë me Thaçin, e më së paku atë ta pranojë si lider për dialog, të cilit i ka dalë fala moti e më se shumti është përgjegjës për gjendjen kriminale në Kosovë dhe kapjes së drejtësisë. Thaçi është i bojkotuar kaherë që një vjet, e më shumë nga qytetarët e lëre më nga opozita ai kishte lëshuar postin e të parit të PDK për apetitet përfundimtare për të marrë edhe postin e Presidentit, ai ka bërë shumë dëme shtetit e ishte njeri i shantazhuar nga qarqet ndërkombëtare dhe kishte qëndruara me forcë në postet të rëndësishme”, pohon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat