Institucionet e Kosovës heshtin përballë thirrjeve ultra-nacionaliste të serbëve në Gazimestan

Politika

Institucionet e Kosovës heshtin përballë thirrjeve ultra-nacionaliste të serbëve në Gazimestan

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 1 korrik 2018 Në ora: 08:12
Manifestimet tradicionale religjioze ortodokse të festës së ‘Vidovdanit’

Thirrje, parulla, flamuj të shumtë të Serbisë janë shpalosur në Gazimestan nga serbët e Kosovës, por edhe nga ata që erdhën nga Beogradi për të festuar ditën e Vidovdanit apo “Betejën e Kosovës”.

Thirrjet e serbëve ishin edhe për luftë kundër Kosovës. Ata mbanin edhe parulla si “Kosova është Serbi”, “Kosova zemra e Serbisë”, Kosovën nuk e tradhtoj” ku shpalosen edhe flamujt grek e rus.

Nacionalistët serb përveç thirrjeve për luftë kanë provokuar edhe me figura të kriminelëve serbë, Sllobodan Millosheviq dhe Ratko Mladiq.

Policia e Kosovës kishte marrë të gjitha masat e sigurisë për tubimin publik, si dhe ka garantuar siguri për pjesëmarrësit të cilët kishin ardhur nga Serbia por edhe nga Kosova ku jetojnë serbët.

Është e çuditshme se pse janë lejuar serbët me pankarta dhe simbole provokuese të hyjnë në Kosovë nga Policia e Kosovës, e në anën tjetër sportistët dhe artistët nga Kosova janë ndaluar disa herë në kufirin m Serbi duke mos i lejuar të futën në territorin serb për shkak se këta kishin simbole të shtetit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës që dy ditë nuk kanë kthyer përgjigje për këtë rast. Pyetja ishte e thjeshtë, pse u lejuan serbët të futën me pankarata dhe simbole të nacionalistëve apo kriminelëve serb si Millosheviq dhe Mladiq?

Megjithatë, ky ishte një moment i ndjeshëm politik ku çfarëdo që të ndodhë do të ketë reflektim në rrjedhën e bisedimeve në Bruksel. Kështu thotë politologu Mentor Tahiri i cili shton se, pavarësisht se ajo çfarë ngjau në Gazismestan me 28 Qershor, është haptazi një ritual i urrejtjes nacionaliste e madje edhe thirrjeve për luftë, Kosova duhet të jetë e kujdesshme në mënyrën se si reagon.

Image
Mentor Tahiri

“Në këtë drejtim, konsideroj se mënyra se si Policia e Kosovës e menaxhoi situatën në tubimin e nacionalistëve serb në Gazimestan, është në përputhje të plotë me interesat e Kosovës. Duhet mënjanuar çfarëdo eskalimi të cilin Serbia do ta keqpërdorte në Bruksel, duke e paraqitur një situatë në të cilën kinse komuniteti serb është i rrezikuar në Kosovë. Fundja, numri relativisht i vogël i pjesëmarrësve në tubimin në Gazimestan, është një tregues se në mesin e komunitetit serb në Kosovë po humbet interesimi për promovimin e “spektakleve” sikur ngjante vitet e kaluara kur shënohej 28 Qershori”, thotë Tahiri për gazetën “Bota sot”.

Analisti politik Faik Krasniqi pohon se, serbët janë të njohur për provokimet e tyre në baza nacionaliste.

Image
Faik Krasniqi

“Edhe në të kaluarën kanë bërë veprime të tilla. Por për këtë është fajtor Qeveria e Kosovës, që po lejon hyrjen e tyre në Kosovë. Prej pasluftës Kosova kurrë nuk e ka zbatuar masën e reciprocitetit me Serbinë, dhe me këto lëshime po e vënë në pikëpyetje shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Kjo tregon se kemi të bëjmë me klasë politike të paaftë, që përveç mbajtjes së karrigës dhe zhvatjes së shtetit nuk bëjnë gjë tjetër”, thotë Krasniqi.

Ndërsa, analisti Ali Hertica thotë se, me thirrjen e frymës nacionaliste dhe shoveniste të mbeturinave serbe, të qytetarëve serb që jetojnë në kupolën e Kosovës legjendare të cilët u mblodhën në Gazimestan për të festuar humbjen e tyre para 629 viteve, që sipas tij, i vetmi është soj i serbo-sllave shovenist që e festojnë humbjen e kësaj beteje.

Image
Ali Hertica

“Kohët e fundit u përbuzë qytetari, u shkelë e drejta qytetare për të shprehur pakënaqësinë për ngjarje që nënçmuan në skajshmëri ndjenjën dhe krenarinë e tij, diçka që nuk kishte guxuar të ndodhë, dhe pse qytetari shqiptarë në vendin e vet, pas gjithë asaj katrahure, kur dëshmojë ndjenjën e thellë kombëtare kur u kthye nga vendet perëndimore, ku gëzonin respektin dhe mikpritjen, u kthye për tu lënduar keqas nga pushteti dhe qeveria partiake, u kthye për t’ua dhënë votën atyre që shkelën mbi ta, provokimi grupe kryesisht të serbëve të rinj që të këndonin këngë nacionaliste dhe të thërrisnin emrat e kriminelëve të dyshuar të luftës, ku kjo tregon se në shtin e Kosovës hyn dhe mund të nxitësh situatë konfliktuaze dhe kjo është krejt një mos gatishmëri e Qeverisë së Kosovës dhe politikës për të treguar se ka shet ligjor dhe shtetin duhet respektuar me politikat e saja e jo të sillen huliganët serb me simbole çetnike të kriminelit Millosheviq dhe atij Mladiq dhe mu në periferi të Prishtinës”, thotë Hertica për gazetën “Bota sot.

Ai shton se, kjo tregon sa është Kosova dhe politika e saj e përcaktuar në shtetësinë e saj, ku tek ne hyn çdo kush edhe me simbole dhe politika nacionalisten ndërsa tek Serbia nuk lejohet hyrja e sportistëve.

“Kjo është Qeveria dhe politika e sotme e liderëve politik të cilit e ulin kokën duke heshtur së bashku me organet e rendit për mos të parandaluar këto hordhi çetnike të nacionalizmit serbo sllave dhe mbeturinave të tyre që mos të lejohen të huaj në Kosovë sepse kjo është përbuzje e vet qytetarëve të Republikës”, përfundon Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat