Krasniqi tregon se si mund të rrëzohet Qeveria Haradinaj

Politika

Krasniqi tregon se si mund të rrëzohet Qeveria Haradinaj

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 1 korrik 2018 Në ora: 22:17
Qeveria e Kosovës

Analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se tryezat e organizuara nga partitë politike nuk kanë dhënë asnjë efekt.

Lidhur me këtë çështje, ai thotë se as opozita nuk ka treguar seriozitet për rrëzimin e Qeverisë, përveç kërkesës për zgjedhje të parakohshme.

Image
Faik Krasniqi

“Tryezat e partive politike nuk kanë dhënë asnjë efekt. As sa i përket një marrëveshje për temat e mëdha që e presin Kosovën, e as për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të kërkuar nga partitë e opozitës. Deri më tash opozita nuk ka treguar seriozitet për rrëzimin e Qeverisë, përveç kërkesës për zgjedhje të parakohshme, edhe pse kjo Qeveri udhëheq me 61 deputetë e herë me 52 deputetë. Por asnjë Qeveri se rrëzon vetveten për t'ia bërë qejfin opozitës”, është shprehur Krasniqi.

Krasniqi thekson tutje, se nëse opozita dëshiron ta rrëzojë Qeverinë, duhet të bashkëpunojë ngushtë me disa deputetë të pakënaqur të pozitës.

“Nëse opozita dëshiron ta rrëzojë Qeverinë, duhet të bashkëpunojë ngushtë me disa deputetë të pakënaqur të pozitës, dhe i duhen vetëm dy të tillë për ta bërë një gjë të tillë”, përfundoi analisti politik, Faik Krasniqi, për “Bota sot”.

Ndërkohë, mësohet se partia e kryeministrit Haradinaj, do të jetë ajo që shumë shpejt do të organizojë një tryezë të radhës, e që temë qendrore do të jetë dialogu Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat