Thirrjet për luftë nga Serbia, Shahu tregon kush po e kërcënon Kosovën

Politika

Thirrjet për luftë nga Serbia, Shahu tregon kush po e kërcënon Kosovën

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 3 korrik 2018 Në ora: 16:04
Ilustrim

Deklarata për luftë në Kosovë ka pasur nga serbët, të cilët kanë nxitur reagime të shumta.

E për një deklaratë të tillë, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Kosova nuk kërcënohet nga askush, përveç se nga injoranca e pangopësia e zyrtarëve të saj, që pushtetin e shohin si biznes.

Image
Rexhep Shahu

Ai po ashtu ka shtuar se thirrjet për luftë janë shaka, pasi thotë se Serbia në atë rast do të përballej me Amerikën dhe jo Kosovën e Shqipërinë.

“Ndërsa sa i përket luftës aktualisht mes Kosovës dhe Serbisë, kjo është shakaja më e bukur pasi sot në rast lufte, Serbia nuk përballet të luftojë me Kosovën as me Shqipërinë që nuk e ka ndërmend një gjë të tillë kurrë, por përballja do të ishte me Amerikën, pavarësisht se e thotë apo jo ambasadori amerikan. Kosovën nuk e kërcënon askush e asgjë veç injoranca e pangopësia e zyrtarëve të saj që e shohin pushtetin si biznes shumë fitimprurëse”, ka përfunduar Rexhep Shahu për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat