Demarkacioni me Malin e Zi punë e kryer, nuk do të ketë rishikim

Politika

Demarkacioni me Malin e Zi punë e kryer, nuk do të ketë rishikim

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 3 korrik 2018 Në ora: 22:07
Ilustrim

Edhe pse pas ratifikimit të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, ishte paralajmëruar se do të ketë rishikim të saj, analisti politik, Skënder Zogaj  për “Bota sot” ka deklaruar se kjo çështje është akt përfundimtar.

Image
Skënder Zogaj

“Çështja e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, është punë e kryer, dhe nuk ka asnjë arsye që të rishikohet, sepse ratifikimi është akti përfundimtar! Ka mbetur të bëhet piketimi i shenjave për vendosjen e shenja, që është teknike dhe gjithçka merr fund rreth kufirit me Malin e Zi!”, ka theksuar ai për “Bota sot”. Sipas, Zogajt nuk ka mbetur hapësirë që të humbet kohë për këtë çështje, dhe se as opozita më nuk ka farë levërdie të merret me demarkacionin.

 “Pra gjithçka është e përfunduar dhe, nuk mendoj se ka mbetur hapësirë që të humbet kohë për këtë çështje! As opozita më nuk ka farë levërdie të merret me te, sepse gjithçka është thënë dhe, ndodhi si ndodhi, s’e vlen që t’i kushtoj vëmendje të mëtutjeshme!”, ka përfunduar Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat