Deputeti i LDK-së tregon se pse ka degraduar arsimi në Kosovë në 10 vitet e fundit - Bota Sot
Deputeti i LDK-së tregon se pse ka degraduar arsimi në Kosovë në 10 vitet e fundit

Politika

E diel, 18 nëntor 2018

Deputeti i LDK-së tregon se pse ka degraduar arsimi në Kosovë në 10 vitet e fundit

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 5 korrik 2018 Në ora: 17:59
Fidan Rekaliu

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka kërkuar që të bëhen reforma në arsim dhe e gjitha të filloj nga zeroja. Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për arsim ajo ka paralajmëruar se në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit janë duke punuar në një program të ri që do ta përmirësojë gjendjen në arsim.

“Sistemi i arsimit duhet të nisë nga 0. Në fushën e arsimit deri tash kemi dhënë 34 milionë euro por ato nuk kanë prodhuar rezultat”, tha ajo duke i kërkuar deputetëve që të mendojnë mirë para se ta votojnë projektligjin për mësimdhënësit e viteve 90. Miratimi i këtij projektligji sipas saj, do të shtojë pakënaqësi tek kategoritë tjera.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fidan Rekaliu, njëherit anëtar në Komisionin për Arsim, Shkencë dhe Teknologji në një bisedë për “Bota sot” ka thënë se fajtor kryesor janë grupet e interesit të instaluara nga partitë që kanë drejtuar Ministrinë e Arsimit në 10 vitet e fundit.

Tuje Rekaliu ka theksuar se , duhet riorganizim dhe qasje të vendosur në strukturimin profesional të institucioneve që udhëheqin në fushën e arsimit e tek pastaj të iniciohen programet e reformave.

“E kemi ndjekur me shqetësim dje deklaratën e Përfaqësueses së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Apostolova. Ne si LDK dhe unë si deputet që përfaqësoj LDK ‘në në Komisionin Parlamentar për Arsim, në vijimësi e ndjekim situatën në arsim dhe e kemi konstatuar në të gjitha rastet se kemi të bëjmë me një situatë tepër të rëndë në të gjitha nivelet e organizimit të sistemit arsimor. Sa i përket deklaratës së znj. Apostolova, mund të them se fajtorët dihen dhe është e panevojshme të nënvizohet. Fajtor kryesor janë grupet e interesit të instaluara nga partitë që kanë drejtuar Ministrinë e Arsimit në 10 vitet e fundit. Për shkak se këto grupe kanë përfituar në mënyrë korruptive në të gjitha format në institucionet e larta të arsimit, natyrisht se kanë interes të pengojnë zhvillimin e reformave që BE insiston dhe e mbështetë Kosovën me fonde. Prandaj, problemi është tepër i qartë, duhet riorganizim dhe qasje të vendosur në strukturimin profesional të institucioneve që udhëheqin në fushën e arsimit e tek pastaj të iniciohen programet e reformave. Këtë nuk e bën dot kjo qeveri sepse është e lidhur me grupet përfituese mbi kurriz te arsimit dhe te ardhmes se të rinjve tanë” ka përfunduar deputeti i LDK-së,Fidan Rekaliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test