Skënder Zogaj e quan “çerdhe të korbave” Institutin Albanologjik pasi nuk lejoi shtatoren e Anton Çettës - Bota Sot
Skënder Zogaj e quan “çerdhe të korbave” Institutin Albanologjik pasi nuk lejoi shtatoren e Anton Çettës

Politika

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Skënder Zogaj e quan “çerdhe të korbave” Institutin Albanologjik pasi nuk lejoi shtatoren e Anton Çettës

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 6 korrik 2018 Në ora: 21:47
Skënder Zogaj

Atdhetari dhe publicisti, Skënder Zogaj ka komentuar për “Bota sot” vendimin e Institutit Albanologjik të Kosovës i cili nuk ka dhënë leje që shtatorja e veprimtarit Anton Çettës të vendoset në oborrin e këtij instituti.

Zogaj për “Bota sot” ka thënë se shume institucione të Kosovës janë bërë “çerdhe të korbave”, si dhe ka shtuar se ky institucion është kapur dhe po përpiqen që ta ngulfasin.

“Institutin Albanologjik sikurse edhe shumë institute ente e institucione të rëndësishme të Kosovës i ka hangër qoftëlargu dhe, janë bërë çerdhe të korbave, sepse, brenda tyre kanë depërtuar halabakë të paskurpulltë të cilët, jo për Institutin Albanologjik, por as për një institut mushkonjash nuk janë të denjë! Dhe, dihet se të këtillët janë ata që e kanë kapur dhe po përpiqen që ta ngulfasin këtë institucion të dritës!”, ka deklaruar ai për “Bota sot”

Për më tepër, ka shtuar se mosdhënia e lejes nuk prish punë, por kjo  duhet të vetëdijësoj botën akademike që ta kuptojë se injoranca duhet të largohen nga Instituti Albanologjik.

“Prandaj, nga të këtillët injorantë nuk mund të priten vendime të denja për kolosët si profesori Anton Çetta, intelektuali mendjendritur dhe njëri nga veprimtarët e atdhetarët demokrat më të mëdhenj të shqiptarizmit! Prandaj palaçot e mjerë  brenda Institutit Albanalogjik nuk mund ta durojnë që në oborrin e Institutit të vendoset shtatorja e Anton Çettës, sepse madhështia e figurës së profesorit Anton Çetta ua tregon vogëlsinë që kanë! Mosdhënia e lejes nuk prish punë por duhet të vetëdijësoj botën akademike që ta kuptojë se injoranca duhet shporrun nga institucionet e dijes! Anton Çettën nuk ka kush që mund ta ndalojë të ngritët dhe të zë vendin që i takon!”, ka përfunduar Zogaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test