Kelmendi: LDK-ja orë e çast të mbajë zgjedhje të brendshme

Politika

Kelmendi: LDK-ja orë e çast të mbajë zgjedhje të brendshme

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 7 korrik 2018 Në ora: 13:49
Lidhja Demokratike e Kosovës

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, deklaroi sot se mobilizimi i tyre tashmë edhe zyrtarisht ka filluar, përcjell “Bota sot”.

Ai më tej tha se për këtë ju duhet mbështetje qytetare për ndryshimet që po vijnë dhe se Kosova ka perspektivë evropiane të cilën mund t’ja sigurojë vetëm partia e tij.

E, lidhur me këtë çështje, ka folur njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Jeton Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë ende është herët për zgjedhje nacionale.

Kelmendi ndër tjerash ka kritikuar nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, pasi që ky i fundit i doli në mbështetje presidentit Thaçi për kryenegociator të dialogut final.

Image
Jeton Kelmendi

“Mendoj se Lidhja Demokratike e Kosovës në sondazhe edhe pse del ndjeshëm partia e parë ende është herët të shkohet në zgjedhje nacionale. Tragjike për Kosovën është Lutfi Haziri i cili në mënyrë krejtësisht të hapur del dhe pranon presidentin Hashim Thaçi si negociues, njeriu që në fakt i ka shitur interesat nacionale, ka dërguar Serbinë në BE dhe mendoj se i ka dëmtuar interesat kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës”, është shprehur Kelmendi.

Tutje, njohësi i zhvillimeve politike në vend konsideron se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duhet të mbajë zgjedhje të brendshme.

“LDK-ja orë e çast të mbajë zgjedhje të brendshme dhe të çlirohet dhe të bëhet një parti civile dhe kësisoj me aq sa ka mundësi do mund t’i bënte nder Kosovës. Mbi këto parime, LDK-ja akoma nuk është e gatshme për zgjedhje, sepse njeriu i dytë apo i tretë i partisë del kundër interesave nacionale dhe partisë duke e mbështetur një veprim antishqiptarë që është udhëheqja e negociatave me presidentin Thaçi”, përfundoi analisti politik, Jeton Kelmendi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat