Nga Gjykata flasin për aktakuzat, por ende vazhdon sekreti i Speciales

Politika

Nga Gjykata flasin për aktakuzat, por ende vazhdon sekreti i Speciales

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 17 korrik 2018 Në ora: 22:30
Gjykata Speciale

Gjykata Speciale edhe pas dy vite të miratimit të saj edhe me tej nuk ka filluar me aktakuzat e para.

Vera e këtij viti ishte paralajmëruar si koha më e nxehtë për të akuzuarit e mundshëm të Gjykatës Speciale.

Por, nga Zyra e Prokurorit Special nuk japin asnjë detaj rreth ngritjes së aktakuzave të mundshme.

Chris Bennett nga Zyra e Prokurorit Specialist, i ka thënë gazetës “Bota sot”, se kjo zyre nuk nxjerr të dhëna konkrete mbi statusin e hetimeve dhe mbi provat e mbledhura gjatë hetimeve.

Sipas Bennett, kjo është në përputhje me praktikat e ngulitura për hetime dhe ndjekje penale.

“Për mbrojtjen e integritetit të hetimeve, e fshehtësisë së dëshmive të dëshmitarëve si dhe të mbledhjes aktuale të provave, Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk nxjerr të dhëna konkrete mbi statusin e hetimeve, mbi provat e mbledhura gjatë hetimeve dhe kohën e ngritjes së akuzave të mundshme. Kjo është në përputhje me praktikat e ngulitura për hetime dhe ndjekje penale”, ka thënë Bennett për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat